Transformimi i Ballkanit, përgjegjësi e jona, BE-së dhe e ndërkombëtarëve
Majlinda Bregu
Hera e fundit që kam marrë pjesë në Friends of Europe ka qenë viti 2011. Kanë kaluar jo pak vite, por kur dëgjoja ministrat nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova sot në panel, cdo fjalë më tingëllonte famijare.
Por dimensioni është ndryshe tashmë. Atëherë flisnim më pak për bashkëpunim rajonal e më shumë për cfare Bashkimi Europian duhet të bejë për ne.
Sot flasim më shumë për Bashkëpunim Rajonal sepse jemi më të qartë që përgjegjësia për të ndryshuar vendet tona është e përbashkët.
Une besoj se Bashkëpunim Rajonal nuk ka të bejë vetëm me infrastrukturën , zhvillimin ekonomik, njohjen e ndersjellë të diplomave, zonën e përbashkët rajonale, uljen e tarifave roaming në rajon, energji etj. Është më shumë se kaq! Është vendim për të mos humbur atë shans që Ballkani Perëndimor e humbi në vitet ‘90 me luftën.