Lëvizja për Universitetin: Fakte të reja për plagjiaturën e Ministres
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu është vendosur nën akuzë për vjedhje intelektuale (plagjiaturë) në punimin e doktoratës së saj. Është Lëvizja për Universitetin që nxorri fakte se Manastirlliu ka kopjuar diplomën e Fannie Mnisi nga Afrika e Jugut. Manastirlliu i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se “punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit)”. Por sot Lëvizja për Universitetin ka treguar se ministrja nuk ka marrë 4-5 citime por të paktën dhjetë paragrafë për të cilët nuk ka cituar autorët. “Një Ministër të mirë nuk e bën doktoratura, por nëse dikush gënjen kur vendos gurin e themelit të vet akademik apo profesional, nuk ka integritetin moral të drejtojë Ministritë e vendit”, shkruan Lëvizja për Universitetin që është një organizatë jofitimprorurëse.