Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Prindër, kujdes fëmijët!

 

Jo, jo kjo nuk është aspak gjë e mirë. Kjo është diçka e tmerrshme. Rrebelohem kur mendoj për këtë gjë, sepse prek atë pjesë të popullsisë që dhemb më shumë, të rinjtë.

Më mjaftoi të ecja rrugëve të Tiranës, edhe tek ato më të populluarat. Dhe e dini çfarë pashë? E gjeni dot?

Kafene të mbushura plot. E çfarë ka këtu, që po habitem unë? Nuk jam e çmendur, jo. Këto lokale ishin të mbushur plot të rinj të vetmuar. Të rinj të heshtur, të habitur, kaq larg kësaj bote. U ndala një moment. Asnjëri nga ata nuk po e ngrinte kokën të bisedonte me ata që kishin në tavolinë. Koka u ishte shtrembëruar sipër telefonit dhe me vetulla të ngrysura, po shikonin çdo gjë që dilte në atë sipërfaqe të sheshtë. Disa e rrotullonin celularin në disa mënyra. Zoti e di çfarë po mundoheshin të bënin. Sa keq po më vinte!

U largova që aty të shkoja në ndonjë lulishte. Mund të shihja dikë që sodiste natyrën, por jo… Atje po bënin selfie. Po ia tregonin njëri- tjetrit. Po kërkonin mendim të vyer se cilën foto ta hidhnin në instagram. Madje nuk besoj se do çuditeshit, nëse do ju thoja që kishte edhe nga ata që shihnin celularin, ndërkohë që ngisnin biçikletën. Tmerr…

Ika u ula në një stol, hapa celularin dhe vendosa të shkruaj diçka rreth kësaj gjëje, sepse më dhëmbi në shpirt.

Desha të këshilloj prindërit: “Mos u blini fëmijëve çdo gjë që ju kërkojnë! Jo gjithçka që ata duan, ju duhet. Mos i vrisni me duart tuaja”! Dhe e di pse jua them këtë? Sepse të lundrosh nëpër instagram dhe facebook gjen personazhe nga më të ndryshmet, të cilët fëmijët tuaj duan t’i kopjojnë. Por jo të gjithë ata janë një kopje e dobishme. Duan të jenë të pasur sa ata mashtruesit e instagramit. Por nuk është e mundur që një njeri të pasurohet sa hap e mbyll sytë. Kështu do kalojnë në stres. Madje edhe do ju fajësojnë, pse nuk jeni aq të pasur; pse nuk i blini dot makinë; pse nuk i coni me pushime në Maldive… etj etj?!

Prandaj kujdesuni për fëmijët tuaj, dalloni atë që duhet nga ajo që ata duan. Mos i rrezikoni! Rritini siç jeni rritur ju!

Please follow and like us: