Albspirit

Media/News/Publishing

Zvicra e treta, pas Luksemburgut dhe Norvegjisë për standard jetësor

Statistikat e nxjerrin këtë përfundim pasi që e marrin një pagë mesatare fiktive dhe e llogarisin fuqinë blerëse që ka ajo pagë karshi çmimeve në vendin përkatës

Keystone

Zvicra bën pjesë në kreun e vendeve me standardin më të lartë në Evropë por nuk është në vendin e parë. Luksemburgu dhe Norvegjia janë para Zvicrës, ka konstatuar statistika më e re, e cila ka pasur parasysh edhe raportin në mes të pagave dhe çmimeve, shkruan swiss.info.ch.

Nisur nga ky raport, Zvicra është “vetëm” në vendin” e tretë. Ajo pra ka pagat më të larta mesatare në Evropë por pasi që edhe çmimet janë më të lartat, kjo e bën relativ standardin e lartë në këtë vend, transmeton albinfo.ch. Statistikat e nxjerrin këtë përfundim pasi që e marrin një pagë mesatare fiktive dhe e llogarisin fuqinë blerëse që ka ajo pagë karshi çmimeve në vendin përkatës.

Në Zvicër ky raport e nxjerr shifrën 25.7 ndërsa në Luksemburg 28.3 dhe në Norvegji 27.9. Pas Zvicrës vijnë Franca dhe Gjermania me koeficient të njëjtë, 19.3 dhe pas tyre Britania e Madhe me 16.9. Italia ka koeficientin 15.3.

Ky rangim i Zvicrës “tregon se edhe pas heqjes së të dhënave të detyrueshme, gjendja financiare e zviceranëve është më e mirë se në të gjitha shtetet që e rrethojnë dhe se ajo në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian” kanë komentuar në Zyrën Federale për Statistikë në Bernë, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, përqindja e njerëzve që jetojnë në kushte të varfra ose nën mesataren e vendit, ka shkruar duke rënë.

Megjithatë, rreth 530 mijë njerëz në Zvicër jetojnë në kufirin e varfërisë, thonë statistikat zyrtare. “Kufi i varfërisë” në Zvicër konsiderohet kur një person merr të ardhura mujore prej 2219 frangash e më poshtë, ndërsa për familjet me dy të rritur e dy fëmijë, ky kufi është 4031 franga. Banorët e Zvicrës që jetojnë në këto kushte përbëjnë 6.6% të popullatës së vendit. Në vitin 2007 ata përbënin 9.3%.

Ndërsa shkallën e atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, Zvicra e ka më të ulëtën në Evropë, gjegjësisht 4.6%. mesatarja në Evropë është 18.6%. po ashtu vetëm afër 10% të zviceranëve nuk mund të bëjnë pushime jashtë vendit, ndërkohë që mesatarja evropiane është 36.9%!

– See more at: http://www.albinfo.ch/zvicra-e-treta-pas-luksemburgut-dhe-norvegjise-per-standard-jetesor/#sthash.e1EKnLAz.dpuf

Please follow and like us: