Xhoi Jakaj: Përtej protestës masive të studentëve
Protesta mbarëkombëtare e studentëve dhe jo vetëm në thelb nuk është vetëm ekonomike për plotësimin e 8 kërkesave nga qeveria aktuale, nuk mundet dhe nuk do të mbetet aty…thjesht dhe vetëm është nevojë për zgjidhje të çastit që iu ofrohet me butësi studentëve protestues…sa të kapërcehet lumi…
Besoj e keni dëgjuar atë shprehjen popullore… “kalova lumin…të bëfsha kalin…
Ndaj studentëve iu duhet kurajo, forcë, rezistencë dhe ca heronj drejtues që nuk shiten, nuk blihen e as nuk bëjnë kompromise për një karrige pushteti.
Protesta ka kërkesa të logjikshme dhe zëri tyre është i fortë dhe unik më shumë se kurrë në historinë e këtyre viteve tranzicion të stërzgjatur, plot e përplot me vuajtje për popullin e thjeshtë që nuk ka pasur mundësi t’i dëgjohet fjala, studentët shqiptarë qē studiojnë në universitetet shtetërore kanë prindër të papunë ose në punë me rroga modeste…
Çdo familje, përveç se të mbajnë fëmijët e tyre në shkolla parauniversitare apo në universitet, duhet të paguajnë taksat e larta që janë shtuar dita-ditës, dritart, ujin, të punojnē për të siguruar së pari minimumin jetik me ushqime, medikamente dhe elementë të tjerë jetësorë që sot më shumë se kurrë janë në ditët më të vështira…
Problemi i studentëve që po protestojnë, por edhe e çdo shqiptari që rri në shtëpi, në punë, në kafë apo kudo që ndodhet është mungesa e mundësive për të ardhmen…
Qeveria na i ka fikur dritat.
Opozita nuk di të ndezë asnjë dritë.
Fatet e vendit janë tashmë varen nga të rinjtë, ata sot kanë shumë informacion dhe e kuptojnë mirë çfarë mund të ndodhë me ta dhe protestën e tyre nëse dorëzohen, siç ndodhi me brezin tim në vitet 90-të,
Në të kundërt saga e vuajtjeve për këtë popull do vazhdojë edhe 28 vite të tjera…