Albspirit

Media/News/Publishing

Rama- studentëve: Ejani të luftojmë së bashku korrupsionin e Thanasit!

 

Sali Berisha

Rama studentëve: Ejani të luftojmë së bashku korrupsionin e Thanasit! Mashtrimet dhe cinizmi i Edvinit merr përgjigjen e merituar nga studentët grevistë!

Të dashur miq, studentët janë sot në ditën e pestë të protestës së tyre masive kundër gjobave dhe rrjepjes me tarifa 4-15 here më të larta se në vendet e BE dhe 7 herë më të larta se sa në vendet e rajonit. Kjo gjendje e rëndë u krijua sepse me antireformën e diktuar nga universitetet e klientelës, u dha këtyre universiteteve statusin e universiteteve publike në shpërndarjen e studentëve dhe për më tepër, për të ndihmuar ato, rrit tarifat dhe orienton drejt tyre masterat dhe doktoratat.

Tani ai është një skllav i blerë i universiteteve të klientelës, nuk kthehet dot mbrapa. Pas fyerjeve të fillimit, cilësimit të studentëve me mendësi totalitare si ‘ngelës’ dhe reagimit burrëror dhe civil të studentëve ndaj këtij qëndrimi arrogant, Rama i tmerruar dhe në panik të plotë perpiqet t’i mashtrojë ata dhe, në një hark kohor të shkurtër, ai, në vend se të shpallë plotësimin e menjëhershëm pa kushte të kërkesave të tyre, me cinizëm i fton ata për dialog në zyrën apo facebookun e tij pavarësisht se ata e kanë thënë me qindra herë se nuk ka dhe nuk do ketë negociata por vetëm plotësim të kërkesave.

Kulmin hipokrizia, cinizmi dhe pafytyrësia e Edvinit arrin kur ai, duke shfrytëzuar denoncimin e drejtë nga studentët të pedagogëve të korruptuar të universiteteve me në krye të listës Thanas Xhillarin, ish bashkëshortin e Linda Bashës, të cilin vetë Rama e ka futur në disa borde dhe afera të denoncuara publikisht dhe në parlament, ai ju bën ftesën studentëve hajdeni më ndihmoni të luftojmë bashkë korrupsionin e Thanasit ndërkohë që vetë Rama është i akuzuar nga raporte ndërkombëtare që në vitin 2014 për vjedhjen 200 milionë eurove dhe nuk ka kundërshtuar asnjë fjalë.

Kurse këto 5 vite të qeverisjes mbi të rëndojnë akuza për dhjetra mega afera korrupsioni duke filluar nga ÇEZ, PPP në vlerë vjedhje prej 1,2 miliard euro. Autostrada Ibë -Tiranë, by passi i Fierit dhe dhjetra afera të tjera. Vjet DASH në raportin e tij për Shqipërinë deklaron për herë të parë se në këtë vend është instaluar sistemi i korrupsionit të papërmbajtur dhe vetëkuptohet që në krye të tij është Edvin Rama.

Duke përfunduar, dënoj me ashpërsi cinizmin dhe mashtrimet e tij dhe kërkoj plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të drejta të studentëve si dhe iu bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë të bashkohen me studentët dhe kauzën e tyre të drejtë!

Please follow and like us: