Florjan Binaj mbështet protestën e studentëve
Protesta e studentëve e cila shënon edhe ditën e saj të shtatë është mbështetur edhe nga aktori i njohur i humorit Florjan Binaj. Përmes një postimi në Instagram, Flori është shprehur se është krenar që po jeton këtë periudhë të dhjetorit të dytë. “Dhjetori i dytë, unë jam krenar që jetoj në periudhën e këtyre studentëve,”-shkruan Binaj në një postim në Instagram, duke i bashkangjitur një video nga protesta. Me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë para ministrisë së Arsimit. Mesazhit në facebook të kryeministrit Rama për tu ulur të dialogojnë për 8 kërkesat studentët i janë përgjigjur me: “Nuk ka negociata! Duam vendimmarrje!” Ata vijojnë ti bien vuvuzelave dhe thërrasin: E duam Arsimin si gjithe Europa!