Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët të veshur me flamuj kombëtarë ulen para Kryeministrisë

Studentët nuk ndalen dhe protestojnë edhe natën nëpër Tiranë. Ata kanë “zënë” tri pika kyçe të kryeqytetit shqiptar. Një pjesë e tyre është parë te Kryeministria, një pjesë janë përpara Ministrisë së Arsimit, e një pjesë kanë bllokuar Zogun e Zi. Studentët protestues janë ulur këmbëkryq edhe përpara Kryeministrisë. Studentët janë shprehur se kanë zgjedhur të ndahen në tri pjesë, por se janë duke protestuar për të njëjtën kauzë. “Ne nuk jemi ndarë, por jemi bashkë. Kauza për të cilën protestojmë është e njëjtë. Nesër ne do të unifikohemi të gjithë si studentë dhe do të jetë një demonstratë e madhe”, ka deklaruar një prej studentëve protestues.

Please follow and like us: