Albspirit

Media/News/Publishing

Rama në T.CH, urdhëron partinë të angazhohet me komente në Facebook

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar të martën në darkë në Top Channel me Alban Dudushin, ndërsa kryetareve të Organizatave të Gruas Socialiste u kërkohet të jenë përgjatë gjithë kohës aktive me komente në profilin e kryeministrit në rrjetin social Facebook. Mesazhi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale për gratë socialiste, me sa duket është dërguar nga Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Klodeta Dibra. Në mesazhin e saj, kërkohet një angazhim i madh nga gratë e forumit socialist, ndërsa theksohet se është shumë e rëndësishme evidentimi i faktit të dialogut të studentëve me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e problemeve të universiteteve. Sipas saj, qeveria për herë të parë po ulet në tryezë dialogu me studentët./opinion.al/

Rama në T.CH, urdhëron partinë të angazhohet me komente në Facebook

Please follow and like us: