Albspirit

Media/News/Publishing

Kompletohet KLP, zgjidhen edhe 6 anëtarët nga Prokuroria

Shkallët e para të Prokurorive në rrethe kanë votuar dhe kanë zgjedhur 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dy kandidatë nga Prokuroria e Apeleve, fitojnë automatikisht. Ndërkohë që nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka triumfuar Kostaq Beluri, përballë Anila Lekës. Fituesit nga votimi i Prokurorive të Shkallës së Parë kanë dalë: Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan dhe i komanduar që prej dhjetorit 2017 si këshilltar i Arta Markut si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës. Ndërkohë që humbësit nga Prokuroritë e shkallëve të para janë Vate Staka, Besnik Muci dhe Dritan Prenci. Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, sepse nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana. Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës. Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile, ndërsa sot u përzgjodhën edhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

Please follow and like us: