Xhoi Jakaj: Katrahura universitare
Ndër vite një shqetësim i madh për studentët ka qënë dhe vazhdon të jetë që në universitete ka:
1-Politikanë pedagogë,
2-Kryebashkiakë pedagogë,
3-Gjyqtarë pedagogë,
4-Mjekë pedagogë,
5-Prokoror Pedagoge..etj etj që zënë vendet e pedagogëve prej vërteti….që në të shumtën e rasteve më tepër se për të dhënë studentëve dije, janë aty për të pasur ca orë diku per ca para më shumë dhe po humbën punën e parë apo të dytë, magari kap një fakultet dhe ja hodha jetës. Ja pra tani që u ngritën studentët dolën të gjitha sheshit problemet dhe gangrena mbytëse dhe në universitete publike dhe private.
PS- Kryebashkiakët japin mësim përsëmbari… ngelesh pa mendje fare kur të mësojnë ata si mund të rrish 16 vjet rrjesht i zgjedhuri i popullit si dhe jep mësim djemve e vajzave të popullit se politikanët i dërgojnë jashtë fēmijët e tyre me studime…
Studentët mbase do shpëtojnë këtë vend më në fund, do vrasin frikën dhe do mbeten në histori…