AVDUSH CANAJ: PRINCËR PA KURORË
Lumturinë e luleve
e kanë çdo ditë,
edhe buzëqeshjet,
edhe shikimet,
prej mjalti fjalët,
të llokumta përqafimet…
VAJZAT e shkollës,
gaztoret,
të magjishmet,
hënoret!
Zogu i zemrës
për to
na këndon në kraharor,
princër të tyre jemi
ne,
princër pa kurorë.
Please follow and like us: