Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Ja si mashtruan Veliaj dhe Ahmetaj për Begon

Partia Demokratike ka nxjerrë të tjera dokumente sot për çështjen e planit urbanistik të Tiranës për të favorizuar një projekt të biznesmenit Edmond Bego.

Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i bashkon mashtrimi.

“Skandali i këtij projekti pranë unazës së Madhe përfshin jo vetëm Veliajn por edhe Ahmetajn. I bashkon mashtrimi se nuk kanë lidhje me projektin. Veliaj mashtroi kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe s’ka dokumente për të. Ne kemi paraqitur dokumente zyrtare se projekti e ka kaluar fazën e parë për leje ndërtimi. Veliaj është përgjegjës për ndryshimin e planit urbanistik. Me firmën e Veliaj dhe Ramës plani ndryshoi dhe lumi Lanë devijoi duke mos prekur asnjë centimetër tokë ku do të ngrihet kompleksi rezidencial. Kush fshihet pas tij? Këtyre pyetjeve duhet t’u japë përgjigje Ministria e Financave”, deklaroi Tabaku.

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa tha se afera e ka pikënisjen tek ministria e Arben Ahmetajt.

“Ministria e Arben Ahmetaj ka pasur marrëdhënie direkt financiare me Edmond Begon. Bego është personi që ka paguar rreth 1.5 mln euro në llogari të MFE në 4 këste.

Pagesat janë bërë nga firma Inerte Express, 100 % në emër të Begos. Pagesta janë e para më 13 nëntor 2015. Tre të tjerat në të njëjtën ditë, më 11 mars 2016. Vetëm pas këtyre pagesave, MFE ka lidhur kontratën për privatizimin e ish-serave tek Unaza e Madhe”, tha Zhupa.

Please follow and like us: