“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Meta dekoron shkrimtarin Sterjo Spasse
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi sot shkrimtarin e shquar Sterjo Spasse (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
Dekorata u dha gjate simpoziumit shkencor kushtuar “Jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spasses”, që u zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase “SONCE”.
Motivacioni i nderimit ishte: “Në vlerësim të veprës së shquar në letërsinë shqipe, duke frymëzuar me punën e tij vlerat e larta të dinjitetit njerëzor, qytetar, shoqëror e kombëtar. Për veprimtarinë e tij të spikatur edukative dhe intelektuale, rolin e vyer dhe kontributin e tij etno-kulturor në vendin tonë”.
Please follow and like us: