Arben Runa rivjen me librin e tij ‘Çmendina që quajmë Atdhe’
Një përmbledhje me poezi, tregime dhe reprotazhe të përzgjedhura, shkruar nga Arben Runa ka dal së fundmi nga shtypi. Libri titullohet “Çmendina që quajmë Atdhe” dhe është botuar në kujdesin e dy miqve të tij, Arben Bllaci dhe Mero Baze. Dr. Arben Runa është ndarë nga jeta një vit më parë. Përveçse kirurg i talentuar, ai kishte pasion letërsinë dhe gazetarinë. Përmbledhja përfshin pjesën më të madhe cilësore të krijimeve të tij në fushën e poezisë dhe publicistikës. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Albdesign”.
Please follow and like us: