Zbardhet korrespodenca e dr. Spiro Qirkos me dr. Andrea Gudhën për ‘Triptikun në Mjekësi’
Në vend të një kartoline urimi
Korrespodencë miqësore me SMS
I dashur Andrea,
Urime të përzemërta për Triptikun e mrekullueshëm, që ke hartuar.
E kam parë me takikardi nga emocionet e veçanta, që më dhuroi. Unë e konsideroj si një enciklopedi të përmbledhur të zhvillimit të mjekësisë dhe lidhjes së saj të pandashme me muzikën, të përpiluar me shumë art, nivel të lartë intelektual dhe fisnikëri, që janë pjesë integrale të personalitetit tuaj të spikatur.
Ndërkaq, përfitoj nga rasti t’ju rekomandoj të shihni në Youtube një intervistë, që kam dhënë në televizionin ‘Scan’ me titullin “Rrëfimi Spiro Qirko’.
Ju uroj nga zemra një vit të shëndetshëm, të sukseshëm dhe shpirtërisht më të mirë!
Miqësisht, Spiro.
I dashur Pr. Spiro.
Si gjithmonë, mendimet e tua të vlerta, kanë qenë një guide dhe një piker referimi në horizontin tonë, jo rrallë të turbullt… Model ka qenë dhe rrëfimi juaj intelektual, që nga gjeneza familjare e në vazhdim si mjek i spikatur, të cilin e kam ndjekur me vëmëndje të veçantë, direct në emisionin në televizionin ‘Scan’. Rrëfimin tuaj në televizion ua u kam rekomanduar ta shikojnë dhe të mësojnë dhe kolegëve tanë, që është për ta sinjë leksion i hapur!
Faleminderit, Gëzuar! Andrea
I dashur Pr. Spiro.
E rilexova edhe një here mesazhin tend të bukur dhe e rindoqa në Youtube rrëfimin tend të sinqertë, që janë si ilaç për zemrën time,tashmë të plagosur dhe shpirtin e lënduar. Por, më kapën dhe mua emocionet, takikardi…, por, tani jam i qetë, se kam pranë eminencën e Kardiologjisë, Pr. Spiron. Me mesazhin tend të veçantë, më le një kujtim shumë të bukur! Faleminderit! Me respekt! Andrea.
I dashur Andrea.
Shumë faleminderit për mesazhin e veçantë plot ndjenjë, sinqeritet, noblesse, që mjerisht në Shqipëri formulime të tilla janë në zhdukje.
Përqafime, Spiro.
30.12.2018
P.S: Këtu mund të ndiqni intervistën e dr. Spiro Qirko: https://www.youtube.com/watch?v=v–E6JTbobA