Elbasan dhe Berat, opozita protesta kundër qeverisë
Opozita e bashkuar ka organizuar një protestë në Elbasan pasditen e së dielës duke bllokuar rrugën kombëtare në Papër. Me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, ata kërkojnë punë e dinjitet. Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Mes protesuesve ndodhet dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho si dhe deputetët, Luciano Boci e Endri Hasa.
“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, shprehen protestuesit.
Edhe në Berat është mbajtur një tjetër protestë e opozitës ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e qeverisë Rama.