Nora Malaj: Profesorët nuk ‘lehin’, por flasin dhe i japin zgjidhje problemit!
I.
Java filloi me dëgjesën e profesorëve të nderuar para Komisionit të Medias. Ata qartë, me respekt dhe vlerësim për Kuvendin e Shqipërisë, me vlerësim për profesoratin dhe me përgjegjshmëri për studentët dhe situatën e krijuar, patën mirësinë të analizojnë gjendjen e krijuar. Në ligjerimin e secilit prej tyre, ata nuk bënë retorikë, po qartë e pastërt thanë:
1. VKM janë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën, e si të tilla janë të pa zbatueshme e qeveria duhet të tërhiqet.
2. Duhet amenduar Ligji i Arsimit të Lartë, kapitulli 12 dhe disa nene që e bëjnë të pa zbatueshëm këtë ligj klientelist
3. Duhet të fillojë një bashkëbisedim kombëtarë për ta parë zgjidhjen eLigjin të Arsimit të Lartë, si e mirë publike, ku të financohet nga shtetit.
4. Të amendohet ligji në ato nene ku të rritet përfaqësimi i studentëve mbi 20 për qind.
5. Memorandumi i qeverisë u pa si një pamflet, që nuk zgjidh asgje, po thjesht bën zbukurimin e problemit, duke mos e zgjidhur atë.
6. Qeveria masterin duhet ta subvensionojë, pasi sot në sistemin e punësimit nuk kemi mundësi punësimi të të rinjve me sistem bachelor.
Së fundi, jemi ende larg numrit të të rinjve dhe arsimimit të tyre në sistemin e arsimit të lartë në raport me europën dhe rajonin.
Sot profesorët dhe njeherë me zë dhe figurë, me respekt e vlerësim për antarët e komisionit, treguan se problemi është ky ligj, pamundësia për t’i dhënë zgjidhje problemit.
Ata treguan se nuk janë thjeshtë “qenër që lehin”, por ata që dinē se ku ju pikon çatia dhe japin edhe zgjidhjet afatshkurtra dhe ato afat gjata.
Ata sot meritojnë gjithë dashurinë, vlerësimin e mirënjohjen për të shpëtuar Universitetin e për të mos lejuar gjuhetinë e shtrigave mes tyre dhe studentëve.
Ligjërimi i tyre ishte dashuri për punën, vlerësim për profesoratin dhe përgjegjshmëri për studentët.
Ata i dhanë sot një mësim të mirë qeverisë e politikës, duke treguar se nuk janë ata, studentët e pedagogët që nuk e duan dialogun, po është qeveria ajo që në mungesë dialogu, nxjerrë pamflete për të monipolizuar jetën universitare! Profesorati foli! A do të jetë vallë pozita e gatshme të bëhet pjesë me opozitën, për të bërë zgjidhjen e problemeve, mbështetur te Kushtetuta dhe pa dhunuar autonominë e Universiteteve, duke bërë amendimet e Ligjit e më pas debatin kombëtar për Arsimin e Lartë?! Le të shpresojmë…
II.
Pa kaluar vala e dhimbjes që la te secili prej nesh historia e adoleshenteve nga Kavaja, sot një rast tjetër tronditi opinioni publik dhe rishtazi bëri pis figurën e policit, të njeriut që mendojmë se duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit. Çfarë po ndodh te ne?! Janë lëkundur themelet e familjes, shoqëria po kalon shok kombëtar, institucionet përgjegjëse ju ka ikur zëri e figura, tashmë po përdhosen edhe kulti i figurave që ndër vite kanë qenë te dashura për ne, si polici, mjeku, mësuesi, gjykatësi…Tashmë nuk besojmë te askush. Ajo që po ndodh sot quhet dhimbje kombëtare, ku varfëria ekonomke, i ka lënë vendit varfërisë shpirtërore, ku qytetari është bërë si i ndërkryer, ku mjeku ndjehet i pasigurt, mësuesi i dhunuar se i behet presion me vendin e punës, polici i degraduar, duke përdhunuar figurën dhe uniformën që i kanē besuar, e duke humbur besimin te policia që do të donim të ishte. Tashmë kudo ndjehet hija e të keqes që na ka mbërthyer kudo. Kjo është modeli më i mbrapsh që meritonim të kishim… Nuk e di si durojmë akoma…Kupa është mbushur, tashmë ka filluar të derdhet…