Albspirit

Media/News/Publishing

KPK shkarkon nga detyra kreun e Apelit të Tiranës

Gjyqtari Hysni Demiraj, nuk ka mundur të kalojë vettingun, pasi nga verifikimet e bëra ndaj pasurisë së tij, janë janë konstatuar deklarime të paskata.

KPK ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra te kreut te Apelit të Tiranës, Demiraj.

PASURIA DHE PROBLEMET

Relatorja e çështjes tha se hetimi për kriterin e pasurisë  ishte përqendruar në aparta mentin 141 metra katrorë në Tiranë, blerë për 65 mijë euro në  bashkëpronësi me bashkëshorten dhe garazh në pallatin ku  ndodhet apartamenti, me vlerë 8 mijë euro.

Për këtë pasuri, KPK tha se ka konstatuar që  shuma e paguar për apartamentin në raport me sipërfaqen e tij  është e ndryshme nga ajo që deklarohet. “Duket se deklarimi i  subjektit për pagesën për metër katror është i pasaktë”, tha relatorja.

Ndërkohë, për garazhin,  ka rezultuar se ka mospërputhje mes deklarimit në deklaratën veting dhe asaj vjetore  për sipërfaqen dhe shumën për blerjen. Komisioni hetoi në  lidhje me mundësinë e përfitimit me çmim preferencial të pa- surive, për shkak të profesionit  të tij.

Nga ky hetim ngrihen dyshime se Demiraj ka përfituar  pasuri me çmim më të ulët, duke krahasuar me persona të tjerë që kanë blerë në atë kohë. KPK tha se ka hetuar edhe në lidhje me një hua prej 5 milionë lekësh, marrë në vitin 2006 nga  një person.

Për këtë hua, rezulton se huadhënësi nuk ka pasur likuiditete për dhurimin e  shumës. Është kryer edhe një analizë financiare në lidhje me aftësinë paguese për shumën  prej 2 mijë eurosh, ku ka rezultuar se nuk ka pasur mundësi  për të paguar këtë shumë. Në lidhje me kontrollin e figurës, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se Demiraj është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Ndërsa për vlerësimin  e aftësive profesionale, nga hetimi rezulton se subjekti ka  treguar aftësi profesionale dhe etike në punë. Ndërkohë, nga denoncimet është konstatuar një rast i konfliktit të interesit, ku subjekti ka qenë gjyqtar në  një çështje ku palë ka qenë përfaqësues i kompanisë që gjyqtari ka blerë apartamentin.

Please follow and like us: