Rama: Shumica e pedagogëve janë maskuar me tituj falso
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Nga aty Rama ka sulmuar pedagogët duke thënë se ata u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit dhe se duan të shmangin verifikimin e titujve.
“Pedagogët u bënë bashkë për të bllokuar zhvillimin e arsimit. Mark Markët nuk kanë lidhje me atë që thonë. Kanë lidhje me atë që duan të shmangin verifikimin e titujve. Duhet ndaluar shitja e librave në këmbim të notës. Verifikimi i titujve i takon universiteteve jo qeverisë. Mekanizimi ka qenë aty. Nuk me rezulton që të jetë bërë. Vlerësimi i titujve ka qenë pike e nxehtë e protestës së studenteve. Shumica e pedagogëve nuk meritojnë të shikohen si armiq se janë të maskuar me tituj falso. Ata nuk e pranojnë vlerësimin e studentëve. Autonomia e Univeristeve nuk duhet të jetë jo vetëm liri, por edhe përgjegjësi. Ajo protestë e studentëve ne na ka përmirësuar dhe ne do të bëjmë pjesën tonë me logjistikë, financim të studenteve, të bursave etj. Qeveria nuk ka të drejtë të urdhërojë Univeristetet”- tha Rama.
Rama sqaroi studentët për çdo paqartësi në lidhje me Paktin për Universitetin. E ndërsa ata duartrokitën, Rama kundërshtoi gjestin e tyre duke u shprehur: “S’ka nevojë për duartrokitje më pëlqejnë më shumë kur studentët çohen dhe krijojnë situata provokatore. Nëse këtu s’ka provokator thirrini se më paska marrë malli”,- u shpreh ai.