Albspirit

Media/News/Publishing

Pavarësia e Kosovës/Kryeministri kanadez Justin Trudeau uron Konsullin e Përgjithshëm, Donat Syla

 

Toronto-Kanada/Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 11-vjetorin e krijimit të shtetit shqipfolës, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, uron shqiptarët. Donat Syla ka pritur sot urimin zyrtar të kreut numër një të shtetit kanadez në Ditën e Pavarësisë. Syla, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në ceremoninë e 11-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Kosovës është ngritur në Parlamentin e Ontarios, në Queen’s Park në Toronto. Ceremonisë së paralajmëruar i është bashkuar një numër i konsiderueshëm aktivistësh shqiptarë, intelektualë, trupi diplomatik si dhe zyrtarë e përfaqësues politikë të qeverisë së Kanadasë.

Konsulli Syla, po ashtu ka publikuar edhe letrën e kryeministrit kanadez, Justin Trudau. Postimi i plotë i Sylës:

“Sot, kishim nderin dhe privilegjin që në prani të shumë personaliteteve të ngrisim flamurin e Republikës së Kosovës në Parlamentin e Ontarios, në Queen’s Park në Toronto. Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar për urimet që nga nga kryeministri i Kanadasë, Justin Traedou, nga premier i Ontarios, Dough Ford, me pjesëmarrjen e deputetes së Parlamenitit kanadez, Julie Dabrusin, deputetëve të Parlamentit të Ontarios, Kinga Surma dhe Bhutila Karpoche, ambasadorin e Shqipërisë, Ermal Muça, homologëve të mi nga Japonia, Turqia, Gana e shumë vende të tjera, diasporës sonte nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ngritja e flamurit tonë u bë nga djemtë e Hysen Prishtinës, nipat e Xhemajl Beg Prishtinës, Fatos & Fisnik Prishtina. E ceremonia vazhdoi me valle e këngë të bukura popullore dhe me një ekspozitë të punimeve të piktorëve shqiptarë. Moment emocional i ceremonisë u krijua gjatë fjalimit të deputetes Bhutila Karpoche që i uroi të gjithë të pranishmit duke kujtuar lavdinë e heroit tonë kombëtar Adem Jashari. ‘Bac u kry’ ishte fjala përmbyllëse e fjalisë së saj! Faleminderit të gjithëve! Gëzuar 11-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës”!

Albanian Montreal Press

Please follow and like us: