Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-minsitrat Janakieski dhe Ristovski sulmohen në burgun e Shutkës

Ish ministri i Transportit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mile Janakievski është rrahur fizikisht në burgun hetues të Shutkës, ku nga mbrëmë ndodhet në paraburgim 30 ditorë. Përveç Janakievskit konfrontim raportohet të ketë pasur edhe ish ministri, Spiro Ristovski, i cili prej mbrëmë gjithashtu gjendet në paraburgim. Jozyrtarishtë sulmi ka ndodhur në oborrin e burgut, derisa të burgosurit kanë qenë duke shëtitur. Zënka verbale ka filluar mes Ristovskit dhe një të burgosuri tjetër. Menjëherë pas zënkës Ristevski dhe i burgosuri tjetër janë dërguar për kontroll në ambulancën e burgut. Ndryshe Janakieski dhe Ristovski nga mbrëmë gjenden nnë paraburgim 30 ditorë në burgun hetues të Shutkës.

Please follow and like us: