Gjërat që zbukurojnë një femër
Pasionet
Njëjtë si meshkujt, edhe një femër pa entuziazëm dhe pasion është e mërzitshme. Zakonisht, rutina e femrave limitohet nga puna dhe përgjegjësitë në shtëpi, prandaj pasioni i madh ndaj diçkaje është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kjo rutinë. Nëse vini në shtëpi dhe gjeni kohë për vete, jeta mund të jetë e mahnitshme. Jeta nuk është vetëm punë tërë ditën dhe natën!
Mëshira
Femrat egoiste dhe me zemër të ftoftë zakonisht e duan vetëm veten. Padyshim që dashuria për vetveten është një kualitet i shkëlqyeshëm. Mirëpo, kujt i pëlqejnë egoistët? Nëse një grua është e paaftë të ketë ndjenja për tjerët, kush do të ketë ndjenja për të?Mëshira është karakteristikë atraktive dhe një grua duhet të dijë të dhuroj dhe të pranoj dashuri!
Inteligjenca
Ekziston një mit se gratë e bukura nuk janë të mençura. Në fakt, ky stereotip funksionon në dy drejtime: supozohet se femrat inteligjente nuk janë të bukura dhe nuk kanë kohë për vetveten. Stereotip i çuditshëm, apo jo? Një grua që nuk studion dhe nuk e kultivon mendjen e saj është si një shkrimtare që asnjëherë nuk lexon libra. Etja për njohuri i bën femrat atraktive. Të jesh e mençur, do të thotë të jesh seksi!