PSG feston mes femrave me bikini
Titullin kampion të Francës e siguroi disa javë më parë dhe të shtunën fitoi edhe Kupën duke mundur në finale Lilën me rezultatin 2-1.
E pavarësisht eleminimit nga Liga e Kampionëve nga Manchester City, me dy trofe të siguruar, lojtarët e Loraint Blanc i meritojnë disa ditë pushimi.
Të tilla ishin për Zlatan Ibrahimovic, Salvadore Sirigun, Marco Verratin dhe Javier Pastoren momentet e kaluara në Las Vegas.
Yjet e PSG-së u fotografuan në shoqërinë e disa femrave me bikini ne “Encore Beach Club”, ku vëmendjen e tërhoqi sërish shtatlarti suedez. Sulmuesi i fotografua teksa autografonte me kujdes për fansat e tij femra, meqënëse është një burrë i martuar.
Please follow and like us: