Të kesh famën dhe lumturinë e Xhoit
Montreal-Kanada/Kur takon Xhoin, sigurisht që çdo diskutim me të ka një muzikalitet. Xhoana Bejko ka tiparin më të mirë të shoqërisë, ajo të ofron miqësinë e saj. Në komunitetin shqiptar në Montreal, ajo është një emër feste. Sa herë që shqiptarët do të mblidhen për të festuar, sigurisht që Xhoi do të jetë aty për t’i dëfryer ata. Xhoi dhe familja e saj kanë ardhur nga Tirana tri vite më parë. Ajo bashkë me ta, ka sjellë me vete edhe famën dhe eksperiencën e gjithë jetës artistike atje. Sigurisht që janë të panumërta koncertet dhe ngjitjet e saj në skenë. Më Xhoin njihemi që në gjimnaz, shpesh na bashkonin aktivitet artistike të “Qemal Stafa”. Ka qenë “Rinfest” i cili do t’i jepte asaj një goxha shtysë drejt karrierës artistike. Sigurisht pas saj, do të renditeshin edhe të tjera koncerte, edhe me çmime. “Magjia e parë” do të ishte një tjetër vulë në karrierën e Xhoit. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare siç është edhe Turkvisyon në vitin 2015. Jeta e solli që edhe në Montreal të na bashkonte emigrimi. Aktivitetet e këtushme dhe të tjera na kanë bërë që të takohemi edhe më shpesh. Xhoi ka lidhje mjaft të forta me familjen e saj, ngase është edhe pothuaj në ujëra profesioni gati të njëjtë me bashkëshortin. Arti i saj dhe i Gentit janë mjaft të njohura këtu. Pothuaj atyre u është besuar një pjesë e mirë e aktiviteteve shqipfolëse për të patur një sukses të garantuar. Por emigrimi nuk ia ka penguar aspak rrugëtimin për të ruajtur standartin e jetës artistike të saj. Nuk ështe e lehtë që ajo të gjendet në Montreal në fundjavë. Udhëtimet drejt provincave të tjera apo në Amerikë, ia kanë bërë të sigurtë axhendën kulturore. Vetëm pak më kohë, ajo ndërmori një organizim siç ishtë festa e gruas më 8 mars. Sigurisht që pjesëmarrja ishte po aq e kënaqshme sa ajo garantoi se do ta kthejë në traditë nismën e saj. Sigurisht që Xhoi ka edhe plane të reja në projekt, të cilat do të na i zbulojë sapo t’u japë jetë. Albanian Montreal Press