Albspirit

Media/News/Publishing

Shefi i OSBE, Miroslav Lajčák: Jo dhunës, uluni në dialog

Ditën e sotme është zhvilluar një takim mes Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe homologut të tij sllovak, që njëkohësisht është dhe presidenti i OSBE, Miroslav Lajčák. Pas takimit të dy ata mbajtën një konferencë për mediat. Tema e bisedës së tyre ishte mbi bashkëpunimin mes vendeve. Gjithashtu nuk u la pa përmendur situata politike në vend. Lajčák i bëri thirrje aktorëve politikë të ulen e të dialogojnë për të zgjidhur situatën politike. Bojkoti sipas kreut të OSBE nuk është zgjidhje dhe zgjedhjet është me rëndësi që të mbahen në 30 qershor. Ai inkurajoi punën për reformën në drejtësi dhe theksoi se forcimi i institucioneve demokratike do të hapë rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit Europian. Nga ana tjetër protestat e dhunshme janë një pengesë që i bëhet vendit në këtë perspektive. Gjithashtu edhe ministri Cakaja tha se dhuna është e papranueshme dhe dëmton imazhin e vendit. “Është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, duhet të kapërcehen dallimet, të punohet për vendin, problemet të debatohen në parlament dhe është tepër me rëndësi të forcohen institucionet demokratike. Trazirat heqin çdo shans për dialog. Vazhdimi i protestës së dhunshme do të pengojë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane dhe reformat e saj, rruga e duhur është të uleni në dialog të gjitha palët. Duke bojkotuar zgjedhjet nuk është rruga e duhur, rruga drejt zgjidhjes për opozitën është të zbatojnë rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIR”, tha ndër të tjera Lajcak.

Please follow and like us: