Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Kosmo: E konsideroj veten si një shqiptar i ‘rilindur’, sepse ndjej një lidhje të afërt me ‘tokën’ shqiptare

Mark Kosmo është një “shqiptar”, lindur e rritur në SHBA, nga prindër shqiptarë, të emigruar para 100 e ca vitesh nga Shqipëria. Një intelektuial i shquar, aktivit i flaktë i çështjes kombëtare, atdhetar dhe personalitet i nderuar. Prej vitesh drejton Fondacionin ‘The Global Albanians’, me shpresë që, sipas tij, të bëhet një mjet për dhjetëra mijëra shqiptarë në Diasporë për të dhuruar miliona dollarë në mbështetje të organizatave jofitimprurëse dhe problemeve e kauzave që ato adresojnë”, thotë ai. Në të njëjtën kohë po punon për të krijuar një rrjet profesionistësh.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm? 
Unë jam një ekonomist nga trajnimi dhe do të thosha se zgjidhja ishte më shumë një thirrje e brendshme. Kam qenë gjithmonë i interesuar në çështjet e botës reale dhe të politikave, dhe besoja në idenë e drejtësisë ekonomike, edhe pse isha thjesht një fëmijë, ashtu si shumica e fëmijëve që instinktivisht e kanë këtë.
Kam qenë 19 vjeç në kolegj, në vitin e dytë në Universitetin e Massachusetts në Amherst, për t’u diplomuar në matematikë. Më kujtohet një ditë, duke ecur në kampus dhe duke menduar për veten time, më erdhi në kokë një mendim: “Matematika është shumë abstrakte dhe teorike”, kështu që e ndërrova degën e studimit në Ekonomi, pasi unë isha i interesuar më shumë te politikat ekonomike dhe se si të përdorja analizat kuantitative për të trajtuar çështjet e botës reale, ndaj edhe ekonomia më dukej mënyra më e mirë për t’i kombinuar ato.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Momentet kyçe në jetë janë gjithnjë ato më të hershmet, pasi ato përcaktojnë rrugën tënde. Në nivelin profesional, momenti i parë kyç ishte një stazh në Uashington DC, ndërkohë që studioja në kolegj dhe kjo më dha një shije për politikat e analizës ekonomike.
Kjo çoi pastaj në punën si ssistent kërkimi në Institutin Brookings në Uashington, në Shkollën Pasuniversitare për Ekonomi në Universitetin e Wisconsin dhe më vonë në një punë në Kolegjin Dartmouth, Institutin e Burimeve Botërore dhe Bankën Botërore, si një ekonomist për energjinë dhe mjedisin.
Pastaj i lashë të gjitha për të qenë i angazhuar në çështjet shqiptare, për 20 vitet e fundit, por mendoj se ishte përgatitje e mirë për jetën time, si një “shqiptar i lindur përsëri”.
Në nivelin personal, hera e parë që unë po dilja vetëm ishte kur kam realizuar autostopistin për 10.000 milje rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në moshën 21 vjeçare. Kjo e kombinuar me një udhëtim rreth botës në moshën 28 vjeçare, e çimentosi tek unë sensin e aventurës, dëshirën për të punuar ndërkombëtarisht, si dhe instinktet e mia themelore për të besuar, se të huajt, zakonisht, ju ndihmojnë dhe mënyra më e mire është të jesh i hapur me njerëzit, sesa i tërhequr dhe i kujdesshëm.
Unë kurrë nuk kam hipur në një avion deri në moshën 15 vjeçare dhe duke qenë se jam rritur në familje të klasës së mesme në Braintree Massachusetts (dhjetë milje në jug të Bostonit), mendoj se kisha shumë për të ecur përpara!

  • Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Mund të tingëllojë si një klishe, por mendoj se çelësi im kanë qenë prindërit dhe vëllezërit e mi. Duke shikuar prapa, asgjë nuk qëndronte siç duhet. Prindërit e mi nuk kanë qenë në gjendje të shkonin në kolegj, por ata i shtynë vëllezërit e mi më të mëdhenj dhe mua së bashku me vëllain tim binjak për të studiuar shumë dhe për të dalë mirë në shkollë. Isha shumë e frikësuar nga nëna ime shqiptaro-amerikane, po të mos dilja mirë në shkollë !!

Përsa i përket ngjarjeve profesionale, asgjë po përsëri nuk ishte siç duhej – nuk kisha mentorë të shquar, nuk kisha marrë çmime, asnjë moment të ndritshëm ku unë u dallova, asgjë e veçantë.
Është diçka si në një lojë basketbolli – nuk i vëren të gjitha kalimet që mund të vendosin një goditje të madhe, por ato janë po aq të rëndësishme sa qëllimi në fund.
Jeta ime profesionale ka qenë më shumë si një seri ngjarjesh të vogla të vazhdueshme që ndërtonin njëra-tjetrën, por pa asnjë plan të caktuar.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?
Kujtoj që kisha një gjendje ankthi, kur isha rreth 35 vjeç. Isha me ilaçe për disa muaj, duke vënë në pikëpyetje kështu dhe shëndetin e mendjes time, dhe nuk mund të punoja për rreth një javë.
Disa herë dyshimi nëse do të arrija të gjeja një punë të mirë, ma vinte në pikëpyetje vetëbesimin tim.
Përgjatë shkollën pasuniversitare në fillim kam pasur disa ulje-ngritje, ku unë pyesja veten a do mund të bëja ndonjë doktoraturë, ose jo – mendoj se ishte hera e parë në jetën time ku isha nxënësi nën mesataren krahasuar me bashkëmoshatarët e mi, kështu që ndonjëherë vetëbesimi im pësonte goditje.
Por, unë kurrë nuk kam përjetuar ndonjë tragjedi dhe vështirësi të mëdha si disa njerëz.
Por prapë është mirë të luftosh dhe të dështosh pasi kjo të bën më të fortë dhe më të ashpër.
Nëse do të isha një boksier nuk mendoj se do të isha tipi që mund të godiste me grushta të forta për të fituar me një nokaut, por mendoj se mund të marr shumë grushta dhe të rezistoj më shumë se të tjerët.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?
Deri tani ka shkuar mjaft mirë. Pashë një intervistë të Madonës një herë dhe kur e pyetën për gabimet që ajo kishte bërë më parë në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Unë nuk besoj në gabime … gjithçka që bëni në jetë ju përcakton se kush jeni, ku jeni dhe ku po shkoni”. Kam perspektivën e njëjtë deterministe për jetën. Unë nuk kam ndonjë keqardhje apo pendesë nga e kaluara, siç ka thënë dhe Shekspiri “E kaluara është prolog”.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 
Unë nuk e mendoj në këtë mënyrë. Fakti që nuk kam marrë pjesë në diplomimin e shkollës së mesme apo kolegjit, e tregon këtë.
E vetmja diploma që kam në posedim është ajo e shkollës së mesme, dhe e kam humbur tezën e doktoraturës, ndoshta 30 vjet më parë. Ajo çfarë po mundohem të them është që asgjë çfarë kam bërë nuk ka qenë ndonjë arritje e madhe dhe sigurisht nuk e ushqej veten me ndjenjën e triumfit për asgjë. Thjesht e jeton jetën duke bërë gjëra dhe duke u munduar që ta bësh botën më të mirë përgjatë rrugës. Gjithçka është pjesë e një proçesi. Siç edhe me tha njëherë dhe një nga vëllezërit e mi më të mëdhenj “Nuk do doje të ishe diçka (avokat,doktor..etj) por do doje të bëje diçka (të ndihmoje njerëzit, të promovosh drejtësinë …etj). Unë nuk është se kam dashur të jem ekonomist apo një anëtar aktiv i komunitetit shqiptar, thjesht ndodhi përgjatë evoluimit të jetës time. Jeta është si një lojë basketbolli, nganjëherë gjuan dhe nganjëherë thjesht pason, por e kalon pjesën më të madhe të kohës duke lëvizur rreth e qark pa topin. Në ato raste që topi të vjen atëherë ti do bësh më të mirën e mundshme, por për të qenë efektiv nuk duhet të bazohesh në arritjet apo dështimet e së kaluarës.

Gjyshi e gjyshja

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?
Unë jam lindur dhe rritur në Boston të Shteteve të Bashkuara. Familja ime ka ardhur në Amerikë para 100 viteve nga Korça. Nga e hëna deri të shtunën jemi amerikanë dhe të dielën jemi shqiptarë. Nuk e kam mësuar që fëmijë gjuhën shqipe, përveç sharjeve. E konsideroj veten si një shqiptar i “rilindur”, sepse ndjej një lidhje të afërt me “token” shqiptare. E di që të qenit Shqiptar është pjesë e madhe e identitetit dhe vlerave që unë kam, por nuk e kam kuptuar këtë derisa sa mbusha të tridhjetat dhe shkoja në Shqipëri për qëllimet e Bankës Botërore, në maj të 1992-1999 dhe mund ta kem vizituar Shqipërinë rreth 5 herë në 20 vitet e fundit. Të hash lakror te gjyshja të dielave nuk është e mjaftueshme, duhej të udhëtoja e të shkoja tek fshatrat e paraardhësve të mi dhe të jetoja për një fare kohe që të mund të vlerësoja influencën e kulturës shqiptare duke qenë se dhe unë isha rritur në një periudhë kur Shqipëria ishte hermetikisht e mbyllur. Për mua që kur isha fëmijë dhe i rritur gjithashtu, Shqipëria më dukej sikur ishte në hënë, shumë e largët, misterioze dhe që nuk mund të shkoje atje. Kam kaluar një kohë të gjatë në Shqipëri kur e kam vizituar, por e kam vizituar vetëm përreth 5 herë gjatë 20 viteve të fundit. Kujtimet e mia më të gjalla mund të jenë ato që kam kaluar atje në mars të 1997, ngjitja nëpër male në fshatin e gjyshërve të mi, Trebicka, dhe gëzimi dhe lumturia e njohjes me shumë kushërinj, me të cilët i ruaj kontaktet edhe sot.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 
Mendoj që cilësia më e mirë që unë kam trashëguar është natyra ime e dashur shqiptare. Sido që të jesh, emigrant apo i lindur amerikan, pak gjëra mund t’ia kalojnë natyrës që të jesh i pëlqyer nga të tjerët, të buzëqeshësh dhe të t’ia kalosh mirë në shoqërinë e të tjerëve. Nuk flas vetëm për pjesën që të hash e të pish dhe e vetmja gjë argëtuese të jetë ahengu- argëtimi nuk është ajo ç’ka ti bën, por është një gjendje mendore që ose e ke ose jo. Shumica e shqiptarëve e kanë këtë, kombinuar kjo dhe me disa cilësi të tjera të mira. Babai xhaxhallarët kanë qenë gjithmonë njerëz argëtues e të gjallë që bënin shaka dhe këndonin gjithë kohës (kur nuk ziheshin, kuptohet-shaka) dhe ky gëzim për jetën më është ngjitur dhe mua dhe mundohem ta përdor për të bërë mire.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?
Unë nuk jam emigrant dhe nuk mund të komentoj për këtë, por njoh shumë emigrantë (jo vetëm shqiptarë) dhe jam i përfshirë në disa organizata emigrantësh, prandaj mendoj që i vlerësoj mundimet të cilat emigrantët kalojnë, por kurrë s’do mund ta kuptoj në thellësi mbase siç e bën një emigrant. Është si të shohësh dikë që goditet në hundë dhe mendon me vete “sa do i ketë dhembur”, por derisa goditjen ta përjetosh vetë, nuk e kupton asnjëherë.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?


Mund të shkruaj pafundësisht për këtë çështje. Gjëja më e rëndësishme mendoj është krijimi i institucioneve në nivel kombëtar dhe nivel global që promovon më shumë bashkëpunime mes komuniteteve globale shqiptare. Në pjesën më të madhe, organizatat e diasporës janë efektive në nivel lokal. Në nivele kombëtare janë të dobëta dhe pothuajse joekzistente dhe padyshim që në nivel global nuk kemi asgjë. Kombinuar kjo me institucionet e dobëta të qeverisë sa i përket qasjes ndaj diasporës, lë shumë për të dëshiruar sa i përket përmirësimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve. Prandaj kjo është arsyeja pse unë jam i lumtur që jam angazhuar si kryesues i Germin, Fondacioni i Shqiptarëve Global dhe Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Massachusetts.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe? 
Jam lindur e rritur në Amerikë dhe jo Shqipëri siç janë gjyshërit e mi. Nuk është e drejtë që unë të gjykoj Shqipërinë si një e tërë, duke qenë se s’kam kaluar shumë kohë atje këto 20 vitet e fundit, por mendoj që shqiptarët në Shqipëri kanë disa cilësi jo shumë të shëndetshme dhe që janë antiproduktive. Shqiptarët zhyten shumë në pesimizëm, cinizëm, thashetheme të paqëndrueshme, stereotype etnike dhe besimi në teori konspirative- ashtu si edhe shumë njerëz të tjerë në Ballkan, përfshi edhe Kosovën (megjithatë mendoj që shqiptarët e Kosovës kanë pikëpamje më pak negative se ata të Kosovës). Unë jam rritur në Amerikë dhe sipas meje i gjithë ai negativitet, një tufë broçkullash të vjetra dhe humbje kohe e energjie që i mban Shqiptarët në peng kudo që të jenë. Amerikanët mendojnë shumë për të ardhmen pa u marrë me të kaluarën, ndërsa Shqiptarët mendojnë shumë për të kaluarën dhe jo për të ardhmen.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 
Kanë bërë një punë shumë të dobët sa i përket Diasporës. Kanë nevojë të ndërtojnë më shumë struktura formale për bashkëpunimin me Diasporën, dhe gjithashtu kanë nevojë t’i zhvillojnë këto struktura së bashku me diasporën dhe jo vetëm tua diktojnë atyre nëpërmjet ligjeve, samiteve dhe komisioneve qeveritare siç kanë bërë deri tani. Unë kam qenë një kritik i hapur ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Diasporës muajt e fundit duke qenë se më kanë zhgënjyer si mua, ashtu dhe shumë shqiptarë të diasporës së gjerë, për shumë arsye dhe që janë shumë të gjata për t’u shpjeguar këtu. Nuk mund të punosh në mënyrë efektive me një diasporë të gjerë shqiptare tashmë të mësuar me standarde perëndimore, me iniciativa qeveritare nga lart-poshtë. Qindra persona që morën pjesë në samitin e parë, nëntor 2016, nuk shkuan në të dytën në shkurt-mars 2019, pasi e ndjenin që qeveria nuk ishte e sinqertë në përçapjet e saj për të prekur komunitetin global shqiptar. Ata duhet të jenë më bashkëpunues, por kultura e bashkëpunimit është e ulët nga pala qeveritare. Nëse ata nuk përgjigjen qoftë në email apo të jenë aktivë në rrjete sociale dhe duke mos marrë pjesë gjithashtu në diskutime, atëherë është shumë e vështirë që të besosh në aftësinë e tyre për të ecur përpara në mënyrë pozitive dhe të sinqertë.Koncepti i një ministry të diasporës për mua eshtë ska kuptim përserisa diaspora nuk është një sektor si agrikultura, energjia apo transporti. Diaspora përfshin disa disiplina dhe duhet të jetë ndërministrore. Më e rëndësishmja është që duhet të vetëm një agjenci të kombinuar për të dy vendet, përndryshe korniza institucionale nuk do mundet kurrë të reflektojë që jemi një diasporë, dhe jo shume. Institucionet kurrë nuk do jenë efektive nëse nuk paraqesin realitetin.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 
Unë nuk bëj plane për më shumë se disa muaj përpara. Më pelqen të ec me rrjedhën e kohës dhe më pëlqen ndryshimi. Plani im kryesor është të vazhdoj kryesimin e Germin dhe të Global Albanians Foundation me vizionin e të ardhmes ndaj një promovimi më të mire të angazhimit të komunitetit të madh global të shqiptarëve. Nuk jam shumë i sigurtë se sa efektiv do jetë dhe si do ndodhë, por më pëlqen rrugëtimi dhe nuk shqetësohem shumë për destinacionin final. Në fund të fundit kjo është ajo ç’ka nënkupton të jesh mendjehapur dhe aventurier. Sigurisht që kemi plane konkrete se si të promovojmë filantropinë e diasporës shqiptare dhe databazën apo networkun e “Profesionistëve dhe sipërmarrësve Shqiptarë global”, por ky do jetë një proces fleksibël dhe i përmirësueshëm përgjatë kohës.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekes online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)? 
Mos jini cinikë, mos jini pesimistë. Shijoni atë çfarë bëni çdo ditë dhe detajet do rregullohen vetvetiu. Kur isha 30 vjeç e pyeta shefin e punës, i cili ishte 50 vjeç a ishte treguar ndonjëherë cinik dhe ai më dha një përgjigje mahnitëse: “Jo Mark, cinizmi është për të rinjtë…sa më shumë kalon mosha aq më shumë fillon të pranosh që ndryshimi vjen ngadalë dhe ti largohesh nga pak çdo ditë”./the albanian/

Please follow and like us: