Përgjimi 5/Pazaret e Astrit Avdylajt për t’i blerë votën votuesit: Mos ia thuaj as Gon Dukës…
Në këtë përgjim zbardhet biseda që bën Astrit Avdylaj me një votues, teksa e quan punë të mbaruar blerjen e votës.
PËRGJIMI
Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?
Votuesi: A je mirë?
Astrit Avdyli: Si je?
Votuesi: Mirë vëlla.
Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.
Votuesi: Oooo shef Astriti…
Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?
Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.
Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.
Votuesi: Ma the një dite tek shpija.
Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.
Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë
Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?
Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.
Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.
Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.
Votuesi: Me Jarin?
Astrit Avdyli: Po.
Votuesi: E mirë, i them unë
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)
Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?
Votuesi: Kur të duash ti
Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.
Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…