Media gjermane publikon përgjimet, korrupsion dhe blerje votash nga qeveria dhe PS
Gazeta gjermane Bild ka publikuar përgjimet në të cilat është i përfshirë dhe kryetari i Bashkisë askohe, Vangjush Dako.
Nga komunikimi i ngrohtë, Dako shihet të ketë shumë relata me Astrit Avdylajn, të cilit i kerkon të takohe në Durrës.
Kujtojmë që Astrit Avdyli, është kreu i bandës së “Shijakut” i cili u arrestua bashkë me vëllanë Shkëlqim Avdyli dhe kushëririn e tij, Jasim Avdyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Familja Avdyli është mjaft e njohur në zonën e Shijakut, për shkak se zotëron një sërë biznesesh.
Edhe pse me episode të veçuara, ajo që i bashkon të gjithë të arrestuarit e mega-operacionit “Vol-vo 4” është grupi i Shijakut që mban mbiemrin e fisit Avdylaj.
Hetimi për grupin Avdylaj nisën në fillim të shkurtit 2017, atëherë kur në total u kapën dy tonë drogë dhe kur u arrestuan dy persona.
Përgjimet:
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako:Hehe, ça bone?
Avdylaj:Ça bohet?
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj:Ka je vllai?
Dako: Dëgjo…
Avdylaj: Hë vlla
Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart
Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.
Dako: Ku je ti?
Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?….
Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës
Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!