Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet librazhdari Hamdi që u kap me akte të turpshme: Të miturin e joshja me para

Hamdi Methasa, 71-vjeçari nga Librazhdi i cili ditën e djeshme ra në prangat e policisë së Komisariatit 2 në kryeqytet, ka pranuar para policisë veprimet e tij. ‘Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie’, mësohet të ketë thënë 71-vjeçari para grupit hetimor. I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të. Motra e minorenit, jashtë kamerave tregoi për Klan+ se kohët e fundit vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje. ‘Filloi të vinte me vonesë në shtëpi. Ditët e fundit kthehej i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë asgjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla. Ne jemi të varfër, nuk kemi asnjë mundësi ekonomike’, u shpreh motra e të miturit. Hetimet për këtë person kanë filluar edhe më herët, pasi ka pasur të tjera denoncime për veprime të turpshme me të mitur, u desh kjo ndërhyrje nga emisioni “Stop” që të bëhej i mundur arrestimi i tij.

Please follow and like us: