Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Guga sjell në Kosovë “Shën Terezën”

Fotografia e Sokol Guga

 

 

Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Prishtinë mes një bashkëpunimi të Sokol Gugës dhe Radio Televizioni 21 në Kosovë. Ky eveniment i madh humanitar do të zhvillohet në muajin Shtator në Prishtinë në një transmetim të drejtëpërdrejtë në RTV 21. Për rreth 2 orë transmetim, stafi ynë ka zbuluar se në këtë mbrëmje të madhe do të bëhen shumë zemra të lumtura duke përfituar apartamente, bursa studimi, kurime për fëmijët në nevojë. Artistët që do të përshëndesin këtë mbrëmje janë emra të mëdhenj të artit shqiptar dhe nga Kosova. Ndër pjesëmarrëset që është bërë publike tashmë është edhe sopranoja me famë europiane Arlinda Morava e cila do të vij nga Opera e Bukureshtit (Rumani) prima balerini i Greqise Danilo Zeka, sopranoja nga Kosova Adelina Paloja, grupi Korona nga Kosova, ansambli i këngëve dhe valleve “Prishtina” nën drejtimin e koreografit Mehmet Xhemajli, aktori i famshëm Alfred Trebicka e shumë artistë të tjerë. Guga e stafi i tij, kanë nisur nga puna për të sjell një program artistik humanitar të përmasave gjigande. Personalitete të artit në botë do të shkelin në Prishtinë për spektaklin e Gugës në shtator ku premtohet një natë e madh bamirësie. Burime bëjnë me dije se producenti Sokol Guga ka bërë bashkë biznesmenë të njohur nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë të Maqedonisë por edhe nga diaspora të cilët do të nderohen atë mbrëmje.

Image result for arlinda morava

Please follow and like us: