Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: ZËRI

Fotografia e Emil Asdurian

(Roland Barthes IV)

Dhe nëse do të dua të shoh përsëri përtej,
më thellë se sa ku rrezet luajnë mbi zall,
diku prej andej, ku nga një lëkundje e mistershme
derdhet vala a tokë nga llava,
të përspiatem në palat që butë e mbështjellin me fjalë,
tingujt kumbues a ata që dobët bëzajnë,
deri në palcë të gjuhës, në të parën lëndë, të zhvesh,
recitimin q’enkas klith, heshtjen e frikshme të vrasë,
dridhjet tamburet përkëdhelëse, që mbi lëkurë zvarriten
hovin t’i presin vetmisë, ndjesisë, ogurzezë të dhimbjes,
egërsinë e beftë, hungërimën e dhëmbëve,
tingullin e hollëlartë, shpirtin si qelq të thyej, këngëzimin
me keqardhje, dyjëzuar në një, si dhe lutjen e dorëzuar,
mahnitjen nga pathosi i paturp, që gëzimin e mjerë braktis
vetes t’i japë pak kënaqësi, të panjohurën që s’e njeh a
e fsheh vullnetplotë, deri sa më në fund t’arrij,
gjithandej me kurm dhe çdo shqisë, ta prek@@
pa fjollë fryme a psherëtimën e padukshme,
pa tkurjen e vetëdijëshme, pa rrahjen e gjakut, ta prek@@@
në dekikën e pakohtë, mbi barkun tënd,
m’at’ burim të dridhem, mes qiejve të rrjedh dhe yjeve,
pres të lind, me të rishtazi,
qofte si dhe m’e zakonta përsëritje.

Please follow and like us: