Albspirit

Media/News/Publishing

Amazona Hajdaraj dhe sfida e krijimit

Amazona Hajdaraj ka lindur më 23 qeshor 1975 në Shkodër. Në vitin 1992, një vit para se të mbarojë studimet për arsim në pedagogjike, emigron në Itali.

Shkruan, poezi, tregime të shkurtra në dy gjuhë, në italisht dhe shqip. Është fituese e cmimit Film Festival në konkursin nacional “Lingua Madre” në Itali me tregimin “E dashur nënë”, publikon po në Itali tregimin “Trendafili i Bardhë” në vëllimin me 12 autorë “Unë e dua veten” mbi dhunën ndaj grave.

“Aventurat e Fiorit” është libri i saj i fundit. Libër për fëmijë i publikuar nga shtëpia botuese “La strada për Babilonia”. Libri është shkruar nga italisht, përkthyer në gjuhën shqipe nga Sabina Darova dhe së shpejti do jetë në tregun shqiptar.

Në librin e saj të fundit “Aventurat e Fiorit” i prezantuar në disa qytete të Italisë, autorja tregon se “Fiori është një qen që jeton në Amerikë. Për arsye pune padroni i tij amerikan trasferohet në Shqipëri”.

Nëpërmjet kafshëve, autoria vë në dukje ndryshimet kulturore të shoqërisë sot, e prek tema të rëndësishme siç janë itegrimi, rëndësia e miqësisë dhe mbrojtja e natyrës.

Please follow and like us: