Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Kolegji kamikaz dhe lapsusi froidian!

Image result for kolegji zgjedhor

Dhe farsa e radhës vazhdoi. U gjet një partia pa antarë për të vazhduar farsën e radhës. Dhe kolegji-kamikaz nuk vonoi të dëshmonte devocionin e dritshkurtësisë së radhës për të treguar se vajtja në votimin monist, jo në zgjedhje, pasi zgjedhje nuk ka, duhet të vazhdojë, pasi për këta gjyqtarë nuk ka rëndësi interpretimi juridik, ata, sipas skenarit të tyre ishte i qartë, të shpëtojmë Rilindjen, boll që kryeshefi të kënaqet.
Këta të pestë: Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh është i pavlefshëm.
E ndërsa vazhdonin skenarin, kur thanë rezultatin, gabuan në nje vend me lapsusin froidian. Vendimarrjen dhe farsën kishin kohë që e kishin gatitur dhe pseudopartinë e kishin gjetur, madje edhe vendimin e kishin shkruar me parë, por vetëm se zbardhjen e saj e kishin menduar në datën 26. 06. 2019 dhe jo në datën 24.06.2019.
Këta janë mjeranët e gjykatës, që neodiktatura i ka kapur për fyti dhe si mjeranë dhe pështyma iu thahet kur lexojnë zbardhjen e vendimit të shkruar më parë dhe që sipas skenarit duhet të ishte zbardhur dy ditë më vonë dhe ky është pisllëku ku është zhytyr kjo klasë pushtetarësh, që nga asgjëja do të legjitimoj çdo gjë dhe në çdo gjë kërkon tê diktojë dhe të vendosi shtetin e neo diktaturës!
Andaj vetëm për të treguar sesa dhe deri ku është zhytyr në llum kjo politikë e pushtetit të kapur nga krimi, mafia dhe që prodhon frikë, varfëri, persekutim dhe burg, ia vleu djegia e mandateve tona, për të treguar të vërtetën, bardhë e zi!
Në fund, Kolegji nuk surprizon po vazhdon lojën e kamikazit për të prodhuar kolapsin ligjor e deri sa të vijë data 30 qershor, që ende nuk kemi parë gjë akoma, shqiptarët do të njihen edhe me shumë gjëma të tjera e në fund do t’iu kujtohet thënia: As rroj, as vdes, po jetojmë në një vend me një qeveri që të lë pa mend! Nuk dihet ku po shkojmë?!
Një gjë është e sigurtë: data 30 qershor është ditë e diel, dita e fundit e muajit të parë të verës! Një ditë e bukur për të gëzuar me familjen në det, në lumë apo në mal!

Please follow and like us: