Basha: Asgjë nuk është normale. Rama në fushatë si ne territor armik, infrastruktura kriminale e zgjedhjeve e paprekur
I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, demokracinë dhe proceset normale politike, përfshirë zgjedhjet, Edi Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake, për të instaluar në krye të bashkive njerezit e kapur nga krimi njerëz të korruptuar dhe vegla të verbra të tij.
Në këtë turravrap të tij autokratik dhe kriminal, ai po rreket që të krijojë fasadën e zgjedhjeve legjitime. Po përpiqet ta paraqesë çdo gjë normale. Asgjë nuk është normale. Kjo duket nga pamja e Edi Ramës duke bërë fushatë nëpër Shqipëri, sikur të jetë duke vizituar një territori armik, i mbrojtur nga mijëra forca policore.
Asjgë nuk është normale.
Kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën.
Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktra kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur.
Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lire për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë.
Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij.
Kolegji Zgjedhor, fasadë e regjimit të Edi Ramës. Vendimi i tij i parëndësishëm, pjesë e një skenari të trashë.
Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i pëgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji.
Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përvec Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës
Vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt I kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama.
Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë fallco, nga një parti fallco, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit.
Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo, përpara syve dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon mbi drejtësinë, dhe mbi çdo institucion të vendit por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj ligjit, institucioneve dhe demokracisë.
Mbi të gjitha, vendimi i sotëm tregon natyrën fallco dhe fasadë të të gjithë sistemit instituticional shtetëror, i cili ka humbur tashmë çdo funksion kushtetues dhe politik dhe është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të çdo norme demokratike nga Edi Rama.
Pas parlamentit fasadë, prokurorisë fasadë, të gjykatave fasadë, të KQZ-së fasadë
sot kemi edhe një kolegj zgjedhor fasadë, të cilat legjitkojnë në siëprfaqe sundimin autokratik të Edi Ramës.
Me veprimin e tij, Kolegji Zgjedhor sot provoi edhe një herë se vendimi ynë për të mos hyrë në këto zgjedhje farsë ishte vendim i duhur.
Sjellja e kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë, gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës.
Regjimi autokratiko-kriminal i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin tonë nga institucionet e kapura prej tij ne ia hoqëm këtë fasadë dhe tani të gjithë po shohim fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës.