Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Femra, qënia më e mrekullueshme e hyjnore dhe jo arsye qe ti të shprehësh epshet e tua!

 

Të vrasin posi! Të vrasin në lule të rinisë se je femër, të vrasin se lëndon egon e tejskashme mashkullore seksuale të dikujt, të vrasin se nuk i bindesh paragjykimit e këtij mentaliteti të qelbur që pohon se duhet të besh atë që thotë mashkulli, duhet t’i nënshtrohesh jo vetëm fizikisht, por dhe shpirtërisht duke ta lodhur shpirtin e dinjitetin tënd vetëm e vetëm që egoja e tij të ndihet e kuruar, e zbukuruar.

Të vrasin se je femër! Të vret shoqëria e prapambetur në radhë të parë. Të vret shoqëria me atë mentalitet të mykosur. Më përqeshin kur them ‘mentalitet i mykosur’ e më thonë në ç’shekull jeton? Ja në këtë dreq shoqërie jetoj, ku mashkulli na paska tërë këto privilegje, na paska tërë të drejtat e botës, të bëjë ç’të dojë se nuk i kërkohet llogari, kurse femra të ulë kokën e të rrije urtë, të rrijë urtë se e vret paragjykimi nga kjo shoqëeri.

Hë! Në ç’shekull po jetoj tani? Jemi në shekullin XXI dhe të vret biri i botës se e refuzon, se ai ka atë posesivitetin e tij ndaj teje, atë obsesion që ti s’ke të drejtë t’ia cenosh se je femër!

Të vrasin se je femeë! Ama, në radhë të pare je bija e dikujt, motra e dikujt! Vrasja jote ia plagos shpirtin një nënë e babai shpirtgjorë, një motre a vëllai të goditur nga fati.

Të vret biri i botës se je femër e të vret gjithashtu shoqëria se je e seksit femëror!

Ti e dashur qe kur ke lindur je vrarë nga mentaliteti i fshatit, qyteti, vendit, se prisnin djalë, që te zbraznin çiften, atë çifte që tashmë jetën ta merr se në lindjen e atij biri që ka lindur e kanë shkrepur çiften e tashmë dhe ai ka mësuar mirë ta përdorë!

Ne çfarë vendi jetojmë për dreq?! Të vritesh se cenon dëshirën seksuale të një mashkulli?

Për atë dreq organi të zvarritesh kaq shumë?

Mos! Mos për dreq, mos!

Ndal kësaj pabarazie të babëzitur që po merr kaq shumë jetë, mjaft kësaj gjuetie femrash!

Femrat janë qëniet më të mrekullueshme e hyjnore! Femrat janë burimi i jetës, jo arsye qe ti të shprehësh epshet e tua!

Të mos vritet asnjë se është femër!

E gjora! E gjora, familje!

Kaq shumë ëndrra të shuara, kaq shume ditë të thyera në mes, kaq shumë shpresa tashmë të bëra shkrumb e hi!

Një trup i vdekur, një shpirt pafundësisht i bukur i shkuar në qiell, kaq shumë zemra të plagosura!

Emri i gruas përkthehet thjesht dhe vetëm GUXIM.

Turp! Marrëzi! Dhimbje! Mëshirë për mizantropët e shekullit 21!

Please follow and like us: