Bosi spanjoll që u sulmua nga Kokëdhima në Porto Palermo
Zbulohet identiteti i personi që u sulmua nga Mihal Kokëdhima në restorantin e tij ‘Panorma’ në Porto Palermo.
Bëhet fjalë për një nga njerëzit e pasur të Spanjës, që kishte ardhur bashkë me familjen në jug të Shqipërisë për të shijuar bukuritë e vendit tonë.
Por këtu në vend të bukurive, bosi spanjoll Eugenio Galdon u sulmua nga pronari i lokalit.
Familja spanjolle Galdon u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që iu vonua shumë.
Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet).
Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suarez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.
Ai është një nga njerëzit më të pasur të Spanjës.
Gazeta spanjolle ‘Elconfidencial’, shkruan sot se pronari i kompanisë ‘ONO’ nuk ka për ti harruar lehtë pushimet në Shqipëri, ku u sulmua nga Mihal Kokëdhima.