Revista javore e UEFA-s i ka dedikuar një speciale suksesit historik të Shqipërisë, që u kualifikua për herë të parë në filanet e një Europiani. Tre prej personazheve të këtij suksesi, trajneri Gianni De Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, kanë treguar emocionet, që nga nisja e eliminatoreve, deri tek takimi I fundit ndaj Armenisë që vulosi kualifikimin.