Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte Leonik Tomeu?

Kush ishte Leonik Tomeu?

Leonik Tomeu (1456-1531) ishte humanist, filozof, pedagog, letrar e historian. Lindi në Venedik në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat e tij përmend prejardhjen e vet shqiptare. Studimet i kreu në Francë, në shkollën “aristoteliane”. Në vitet 1504-1531 në Venedik ishte një ndër intelektualët më të njohur dhe më pas u bë një nga drejtuesit e shoqërisë “Shkolla e shqiptarëve”, qendër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497 Leonik Tomeu u emërua profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës. Ishte njohës i thellë i gjuhëve e i letërsive klasike dhe i mendimit përparimtar të lashtësisë.

Please follow and like us: