Albspirit

Media/News/Publishing

Prishtina International Film Festival sjell për herë të parë në Kosovë një casting director të kalibrit botëror!

Prishtina International Film Festival sjell për herë të parë në Kosovë një casting director të kalibrit botëror!


Nancy Bishop është një emër shumë i suksesshëm në botën e filmit, duke qenë se ka realizuar casting për rreth 100 prodhime të famshme kinematografike dhe televizive: këtu flasim për filma të cilët kanë qenë sukses në box office po aq sa në kritikë.
Ajo është përzgjedhur si drejtoreshë casting-u nga regjizorë si Roman Polanski, Ridley Scott apo Brad Bird (regjizori i serisë së filmave aksion “Mission Impossible”).

Më poshtë mund të mësoni rreth biografisë së Nancy Bishop dhe filmografisë së saj.

Nancy Bishop ka studiuar aktrim dhe regji në University of Michigan dhe në National Theatre Institute. Në vitin 1990 ajo nisi të punojë si aktore, regjisore dhe mësusese aktrimi në Chicago. Ajo ka ndihmuar në krijimin e dy kompanive teatrore shumë të rëndësishme si  HYPERLINK “http://www.strawdog.org/Strawdog Theatre dhe HYPERLINK “http://theateroobleck.com/newsTheater Oobleck.
Karriera e Bishop përfshin tituj të famshëm dhe të dashur po aq sa aktorët që ajo ka përzgjedhur për të qenë pjesë e tyre.
Ndër to mund të përmenden:

Blade II, New Line” ku ka bashkëpunuar me regjizorin Guillermo Del Toro, “League of Extraordinary Gentlemen” ku u përzgjodh aktori Sean ConneryVan Helsing”, “Oliver Twist” ku u përzgjodh Sir Ben Kingsley, “GI Joe” ku u përzgjodh Sienna Miller, “Mission Impossible IV: Ghost Protocol”, “Babylon AD” ku nga casting i realizuar prej Nancy Bishop u përzgjodh Vin Diesel,Last Holiday” me Queen Latifah, “The Illusionist” me aktorin e jashtezakonshem Eduart Norton, “Wanted” ku ka realizuar casting-un e Angelina Jolie, “Hannibal Rising”, “Bourne Identity” ku u perzgjodh Matt Damon, “James Bond: Casino Royal”, “Tristan and Isolde”, “Hellboy”, “Shanghai Knights” me Jackie Chan, “XXX”, “Pink Panther”, “Bad Company” me Chris Rock, por edhe komedi romantike apo filma për fëmijë si “Euro Trip”, “Chasing Liberty” apo “The Prince and Me” dhe “The Chronicles of Narnia: Prince Caspian”.
Për punën në serialin “Anne Frank: The Whole Story”, Nancy Bishop është nominuar për një Emmy Award në kategorinë e casting-ut më të mirë.

Ajo ka krijuar programin “Aktrimi për Film” i cili zhvillohet në Shkollën e Filmit në Pragë.
Nancy është anëtare aktive e International Film Festival Circuit, Casting Society of America dhe the HYPERLINK “http://www.shooting-stars.eu/en/casting_directors_network.phpInternational Casting Directors Network.


Në njoftimin e hapur për të gjithë aktorët të cilët duan të përfitojmë nga kjo mundësi e rrallë, PriFest theksoi që ky workshop do përfshijë gjithçka një profesionist duhet të dijë mbi casting.

Nancy Bishop do jetë e pranishme gjatë festivalit për të udhëhequr një workshop professional mbi audicionin dhe filmin. Nëse planifikon të zhvillosh një karrierë ndërkombëtare si aktor/e, ky është moment i duhur për t’u prezantuar, për të mësuar teknikat e të bërit casting dhe për të krijuar rrjetin e punës që ju nevojitet!”
Vendet janë të limituara, ndaj na kontaktoni menjëherë.
Workshop-i do zhvillohet gjatë edicionit të 8ëPrishtina International Film Festival, në datën 28 Prill.
Numri i aktorëve pjesmarrës do jetë i limituar dhe ata të cilët do arrijnë ta ndjekin këtë workshop mbi “Teknikat e ekranit për Audicione dhe Filma” do kenë mundësi të marrin edhe trajnim personal nga Nancy si pjesë e programit.

Romina Ruda

Media and Comunication Coordinator

 

Please follow and like us: