Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Koka: Kadareja dhe libri i tij “Eskili ky humbës i madh”

Image may contain: 1 person, closeup

Kadareja në librin e tij “Eskili ky humbës i madh”, analizon tragjedinë e tij, ”Orestia”. Në këte tragjedi përshkruhet lufta greko-trojane. Këtu Kadareja ka një këndvështrim shumë interesant mbi shkakun e kësaj lufte. Ai në këtë analize thekson, se që në fillimin e këtij konflikti duken ngjashmërite me kodin e shqiptarëve.

Sipas tij, rrëmbimi i Helenës, i përcaktuar nga Homeri si shkak i luftës, në fakt ishte një pretekst, shkaku i vërtetë i luftës përcaktohet më saktë nga Eskili. Kjo diçka e veçantë, kjo që rrëmbimin e ktheu në një gjëmë të vërtete, nuk është vetë akti i rrëmbimit, por “shkelja e zakonit të mikut”, ‘tryeza e dhunueme”. Vargjet e Eskilit janë;

Kështu erdhi Paridi
Mik i një nate te Atridët,
Por zakonin e mikut
Shkeli, e zonjën rrëmbeu.

Se e ktheu mëria hyjnore
Këtë dasëm në zi për Trojën
Mbrojtës i mikpritjes, Zeusi
E ndëshkoi shkeljen në besë.

Dhe tryezën e dhunuar
Edhe dasmën zhurmë madhe,
Ku vëllezrit e dhunuesit
Si krushq ogurzes këndonin.

Kadareja thotë se rituali i mikpritjes, ashtu si dhe gjaqet, janë të njohura në shumë popuj, por tek ballkanasit dhe sidomos tek shqiptarët ai është i sofistikuar e kodifikuar gjer në pedantizëm. Nenet 1189 dhe 1190, të kanunit të Lekë Dukagjinit tregojnë se ç’bëhej me shtëpinë ku ndodhte “premja e mikut në besë”

Por, gjithë ky admirim për mikun e shtëpisë, kthehej në të kundërt nëqoftëse miku abuzonte me të, neni 639 në kanun ,dhe kjo quhej “dhunim i mikpritjes”. Pikërisht ky dhunim i mikpritjes ishte shkaku i vërtetë i luftës grek-trojane. Ky përkim tregon për lidhjen e krijimtarisë së shiptarëve me atë greke, dhe për lashtësine e kombit shqiptar gjithashtu.