Cikël poetik shqip-italisht nga Mimoza Pulaj

NJERËZIT
Shpesh njerëzit bëhen pasqyra. Të gabuara.
Sepse mendojnë, thurin
për të pasqyruar…
Brenda vetes qëndron: e drejta.
Tregon dhe të padukshmen.
Kurrë duke u menduar.
LA GENTE
Spesso le persone diventano specchi. Sbagliati.
Perche pensano, intrecciano
per riflettere…
Dentro te stesso sta: il giusto.
Mostra anche l’invisibile.
Mai pensando.
——————————-
VËLLAÇKOS
(Gjatë një fluturimi për Tiranë)
Nga vetja larguar
Sytë, veshët dhe mendimet e mia.
E mbi bisqe të kaltra, re të përkryera
ne të dy rrimë. Të pafajshëm. Si dikur.
Në të njëjtën dhomë,
në kilometra largësi.
Si pjesë të një trupi.
Ti, sy i kaltër: kështjella ime.
Unë, dorë ledhatuese: gjak kërthize.
FRATELLINO
(Durante un volo per Tirana)
Rimossi da me stessa
gli occhi, le orecchie e i miei pensieri.
E su germogli azzurri, nuvole perfette
rimaniamo entrambi. Innocenti.Come una volta.
Nella stessa stanza,
a chilometri di distanza.
Come parti di un solo corpo.
Tu occhio azzurro: mio castello.
Io sangue di ombelico: mano carezzevole.
—————————–
PASIONI
Përrua mali. Shenjë i bën
avujve të një reje. Varur në qiell.
Të zbresin për të kënduar. Bashkërisht.
Një këngë të gjatë, të gëzuar shkumore:
buzëqeshje lulesh dëbore.
Sa i ëmbël, i freskët ky zë
në duart e një zane!
I zemruar kumbon
në përplasje me gurë e drurë:
mbrapsht nuk kthehem! Kurrë!
LA PASSIONE
Torrente di montagna. Fa un segno
ai vapori di una nuvola. Nel cielo sospesa.
Che scendano per cantare. Insieme.
Una lunga canzone, allegra, schiumosa:
sorriso di fiori di neve radiosa.
Come dolce e fresca questa voce
nelle mani di una fata!
Arrabbiata risuona
contro pietre e legno:
mai tornerò! Indietro.
—————————–
RITMI IM
Nëse pajtohet me kohën
thirrja e tij: lulëzim. Në veshë. Në zemër.
Ç’gumëzhitje! Gjeometri hapash. Rock.
IL NUOVO RITMO
Riconciliato con il tempo
la sua chiamata: fioritura. Nell’orecchio, nel cuore.
Che ronzio! Geometria dei passi! Rock.
—————————
PRANË TEJE
Nuk e shkund trupin
të më bien
kokrrat e kalbura.
Poshtë kurorës nuk mbrohet.
Në rrënjë nuk arratiset. Fjala.
E as me shtegtarin e fundit: buzëqeshja.
ACCANTO A TE
Non scuoto il mio corpo
per far cadere
i frutti marci.
Non è protetta sotto la corona.
Alla radice non sfugge. La parola.
E nemmeno con l’ultimo migrante: il sorriso.
—————————–
VJESHTË
Vjeshtë: mënyrë për të jetuar.
Me shi, mjegull mbështjellë. Apo diell. Dehur.
Në fugë ngjyre e copëtuar. Psherëtimë.
Gji që pret
një buzëqeshje të humbur.
Për ta ribërë.
Në thellësi të shpirtit. Si toka.
Nënë që pëshpërit duke u dridhur:
qetësi bir! Dimri po afrohet!
AUTUNNO
Autunno: modo di vivere.
Con pioggia, nebbia avvolto. O sole. Ubriaco.
In fuga colore frantumato. Sospiro.
Il senno che aspetta
un sorriso perduto.
Per rifarlo.
Nel profondo dell ‘anima. Come la terra.
Madre che sussurra tremando:
silenzio figlio! L’inverno si sta avvicinando!