Vesa Luma: Ju lutem shumë që të mos dilni nga shtëpia!
Me mendje e zemër te nana, motra edhe gjithë shoqëninë e farefisin në Kosovë! Në ditët ma të vështira të tyre, që pas luftës, në një ambient ku politikanët përreth të cileve u sill bota jonë sot e 20 vite, i dhanë thikë pas shpine popullit me budallakitë egoiste në një kohë lufte botërore. Kursemni nga komentet të tipit ‘po fol shlir prej atje”… po edhe këtu ka luftë njësoj… Prej kur kam ardhur kam pasur kokën mbrapa, se deshte nuk deshte Prishtina të ngreh, gjaku të ngreh dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë që kanë jetu jashtë sado pak… Po a kryhet ky dreq virusi, se…dijmë të gjithë mandej çka bojmë…ama ju lutem shumëëë, për hatër të nanave, baballarëve, fëmijëve, njerëzve të sëmurë, mos DILNI. Ky virus po vërteton çdo ditë që ka mutacion, edhe tashmë edhe simptomat po ndryshojnë. Nga sot Zelanda e Re, fundi i botës, është ‘lock down’ për herë të parë në historinë e këtij shteti, sepse nuk duan me marrë rrezikun siç e ka marr Italia, e me shumë sinqeritet, kanë treguar që pavarësisht kushteve të mira nuk kanë kapacitet me i trajtu në të njëjtën kohë në spital shumë veta! I lutem Zotit me na mbrojtë kudo që jemi, po ta ndihmojmë Zotit tu e mbrojt veten, familjen, kudo që jemi. Mos DILNI!