Albspirit

Media/News/Publishing

Beqir Fikriu ose Beqir Grebeneja/Fundi i trishtë i mercenarit turk në 1914

Në 9 janar të vitit 1914, pati një gjendje shtet-rrethimi në Vlorë pas zbulimit të një komploti për të përmbysur qeverinë e përkohëshme dhe për të penguar ardhjen e princ Vidit. Nga hetimet doli se komploti ishte organizuar nga një grup i quajtur Komiteti Shqiptar në Stamboll, në bashkëpunim me një grup turqish të rinj të udhëhequr nga major Beqir Grebenea, i cili kishte ardhur në Vlorë si përfaqësues zyrtar i Turqisë në Shqipëri. Ky komitet kishte pajisur me fonde dhe armë rreth 200 turq, shumica me origjinë shqiptare; ata mbërritën në Vlorë me një avullore austriake për të shpallur si Sovran të Shqipërisë, Izet pashën (ish-ministër lufte në perandorinë osmane), edhe ky me prejardhje shqiptare. Por në përpjekje për të zbarkuar në Vlorë, 200 turqit u arrestuan nga xhandarët holandezë me urdhër të qeverisë së përkohshme, në marrëveshje me Komisionin e Kontrollit. Grebene dhe shokët e tij u nxorrën para një gjykate ushtarake, kryesuar nga gjenerali de Veer, komandant i xhandërmarisë holandeze. Më 18/31.I.1914 gjyqi ushtarak i kryesuar nga gjenerali Hollandez, Dever e dënoi me vdekje dhe, në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar mbi ushtarakët, kërkoi varjen e tij. Ndërsa, 9 nga oficerët i dënoi me nga 6 deri 3 vite burg. Vendimi për varjen e Beqir Grebenesë nuk u zbatua, sepse K.N.K. vendimin përfundimtar u la të jepej nga princ Vidi I cili e fali dhe e përzuri për në Turqi.  Më 21 Dhjetor 1914 Beqiri u vra gjatë luftës Ruso-Turke në betejën e Sari-Kamis dhe u varros me nderime ushtarake në Erzurum, në lindje të Turqisë. Beqir Grebenea ose Beqir Fikri, lindi në një familje shqiptare me origjinë më 1881 në fshatin Çurhli të Grevenasë, sot quhet Agjios Gjeorgjios-Shën Gjergji.

Please follow and like us: