Europa Nostra: Shkatërrimi i Teatrit i paligjshëm, mbrohet nga ligji
Organizata Europa Nostra ka reaguar ndaj vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Në një postim në Twitter shprehen se janë kundër prishjes së godinës dhe e konsiderojnë “të paligjshëm” një veprim të tillë. Ata shtojnë se godina e Teatrit është e mbrojtur nga ligji kombëtar.
“Ne qëndrojmë për trashëgiminë kulturore të Europës. Kjo është arsyeja se pse i kundërvihemi shkatërrimit të paligjshëm të propozuar për Teatrin Kombëtar në Tiranë, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara. Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë”, thuhet në reagimin e Europa Nostras.
We stand for Europe’s #culturalheritage. This is why we oppose the proposed illegal demolition of #NationalTheater in #Tirana, one of Europe’s #7MostEndangered sites.
The Theater is protected by national law & is strongly defended by civil society & experts
#EUValue #RuleofLaw
Më 24 Mars, ‘’Europa Nostra” e futi godinën e Teatrit Kombëtar në programin e “7 vendndodhjeve më të rrezikuara”. Mbështetje për këtë nismë deklaroi publikisht edhe Komisionerja e Bashkimit Europian për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë, Mariya Gabriel.