Albspirit

Media/News/Publishing

Bjondja më e famshme në histori: Fakte të panjohura nga jeta e Marylin Monroe

Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëhere: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy. Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio. “Albspirit” sjell sot një speciale me 50 fakte nga jeta e modeles së famshme Marylin Monroe.

  1. Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Ajo ka lindur në Los Angeles, 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Angeles, 5 gusht 1962.
  2. Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.
  3. Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar në vitin 1947.
  4. Një video e fshehtë, superseksi e Marilin Monrosë ka dalë nga arkivat e FBI-së. Videoja, dikur “pronë” e shefit të gjithëpushtetshëm të agjencisë amerikane të hetimit, Edgar Hoover, është e rrallë për aktoren e famshme dhe të pafat.
  5. Ajo përmban një skenë prej 15 minutash, bardh e zi dhe pa audio, në të cilën Monro i kushton “vëmendje” të veçantë një mashkulli të panjohur. Ajo që Hoover shpresonte të gjente në këtë filmim, ishte një lidhje mes Monrosë dhe vëllezërve Kenedi, një aferë të tipit “Levinski”, ndoshta që do ta ndihmonte atë të rrëzonte nga pushteti të dy liderët amerikanë.
  6. Dyshohej se John dhe Bobby Kenedi kishin lidhje me vajzën e mrekullueshme të Los Angelosit. Por kjo nuk u vërtetua, sepse falë nishanit të saj të pangatërrueshëm në faqen e majtë, nuk ka asnjë element që të mund të tregojë diçka më shumë për të dashurin e saj, që nuk paraqitet kurrë me fytyrë.
  7. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një prej vëllezërve Kenedi, sepse filmimi është bërë në fillim të viteve ´50, para se Norma Jean Baker të bëhej Marylin Monroe dhe të niste të frekuentonte meshkujt e Shtëpisë së Bardhë.
  8. Ndaj kopja e filmimit të panevojshëm politikisht ra në duart e një funksionari më të ulët të FBI-së dhe pas vdekjes së tij, në duart e të birit që sapo e ka shitur atë për 1.5 milionë dollarë.
  9. Sidoqoftë, kopja origjinale e tij ndodhet ende në arkivat e FBI-së, sepse në epokën e Hooverit, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.
  10. Veshjet e Marylin Monroe përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.
  11. Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Power dhe Richard Widmark.
  12. Ndërsa aktorët dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler and Olivia De Havilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo dhe Botticelli.
  13. Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marlyn Monroe veçonte Frank Sinatren, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald.
  14. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw dhe Thomas Wolfe.
  15. Parfumi i preferuar i Merlyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.
  16. Në vitin 1945 Andre de Dienes punësoi 19-vjeçaren Marlyn Monro si modele të parë. Por vetëm pas 5 javësh Monro udhëtoi drejt Kalifornisë, Nevadës dhe Nju Mekiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime u publikuan në revistat e të gjithë botës.
  17. Marilyn vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marline Monro në të gjithë botën.
  18. Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd mori disa fotografi të Marilyn Monroe me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara nga fansat e saj.
  19. Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marlyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marlyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq.
  20. Suksesi i Marlyn Monro në Niagara erdhi nga bashkëpunimi në disa role tek “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë preferojnë biondet) dhe “How to Marry a Millionaire” (Si të martohesh me një milioner).
  21. Revista “Photoplay” e votoi Marlyne Monroe në vitin 1953 si Best New Actress dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywoodit.
  22. Fatkeqësisht fama e Marilyn Monro dhe imazhi i saj seksual u bë një temë e cila e vrau martesën e tyre. Nëntë muaj më vonë në 27 tetor 1954 Marlyn dhe Joe u divorcuan. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë.
  23. Në 29 korrik 1956 Marlyn Monro u martua me Arthur Miller çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marlyn Monro.
  24. Fatkeqësisht martesa e Merlin Monro dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.
  25. Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Merlin Monro si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.
  26. Fatkeqësisht gjatë një kthesë plot ngjarje shokuese, mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja Marilyn Monro vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentwood, California.
  27. Vdekja e Marilyn Monro ishte një tronditje e madhe për të gjithë botën. Shpirti i saj i gjallë dhe bukuria e saj e bënin të pamundur për ta besuar faktin se ajo kishte ndërruar jetë.
  28. Në 8 gusht 1962, trupi i Marlyn Monro u mbyll për të pushuar në korridorin e kujtimeve, në parkun Memorial Westwood, në Los Angeles, California.
  29. Gjatë karrierës së saj Marilyn Monroe, realizoi 30 filma dhe nuk mund të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar ‘Something’s Got to Give’.
  30. Marilyn Monro ishte më shumë se një yll i kinematografisë dhe një mbretëreshë e lavdishme. Ajo përshkoi një ndjesi të re të përbotshme në jetën e saj të shkurtër. Popullarititeti i Marlyn Monrosë e çoi atë tej një ylli, në një ikonë.
  31. Sot emri “Marlin Monro” është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet.
  32. Overdoza tragjike e vitit 1962…Dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe.
  33. Një prej avokatëve të saj, Milton “Mickey” Rudin erdhi dhe filloi të merrej me telefonat. Arthur Jacobs, publicisti i saj, u thirr të kthehej nga “Hollywood Bowl”, ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme, Natalie Trundy, po ndiqnin një koncert. E më pas ishte pamja e kurioze e Eunice Murray, gruaja e shërbimit që kishte zbuluar trupin, duke larë çarçafët në mes të natës.
  34. Aktori Peter Lawford, kunati i presidentit Kennedy, nuk ishte aty, por ai ishte tronditur nga gjendja në të cilën i ishte dukur Monroe në telefonatën e tyre të fundit. “Thuaji lamtumirë Pat-it (Lawford). Thuaji lamtumirë presidentit. Dhe lamtumirë ty sepse je një djalë i mirë”.
  35. Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?
  36. Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.
  37. Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe Di Maggio.
  38. Melson kishte detyrën të kujdesej për nënën skizofrenike të Monroe, të cilën asaj s’i pëlqente ta vizitonte, por Melson u kujdes për të si të ishte nëna e saj. Kështu, Marilyn u bë si të ishte vajza e Melson, e cila kishte një marrëdhënie të trazuar me vajzën e saj, Emmy Lou. Gjithashtu kishte dhe dy kabinete me dosje, një gri dhe një ngjyrë kafe.
  39. Frank Sinatra e kishte këshilluar Monroe që të kishte kujdes për të ruajtur privatësinë. Sepse jeta e saj ishte e gjitha në ato dosje. Letrat, të dhënat financiare, fotografitë e saj të preferuara etj. Tashmë ishte Melson ajo që kishte kontroll mbi to.
  40. Pas shumë vitesh që ishte kujdesur për nënë e Marilyn pa marrë asgjë në këmbim, kishte ardhur koha që ajo të bëhej një person i rëndësishëm në jetën e pasvdekjes së Marilyn Monroe.
  41. 4.6 milionë dollarë për varrin mbi Marilyn Monro. Varri i vendosur mbi atë të aktores amerikane Marilyn Monro është shitur për hiq më pak se 4.6 milionë dollarë.
  42. Varri është shitur nëpërmes faqes së hapur për shitje online eBay në ankandin i cili është hapur më 14 gusht, derisa çmimi fillestar ishte 500.000 dollarë. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur.
  43. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur para 23 vitesh, i cili vendin për varrim në varrezën Westwood Village Memorial Park e kishte blerë në vitin 1954 nga ish bashkëshorti i Monroes, lojtarit të bejsbollit Joe DiMaggio.
  44. Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Marilyn Monroe është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë.
  45. Marilyn, modelja e parë e revistës “Playboy”, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamela Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.
  46. Legjenda e Hollivudit, Marilyn Monroe ka zënë pozitën e parë në një listë të lepurushave të revistës më të njohur erotike “Playboy”, e përpiluar nga ueb-faqja e figurave të famshme, ‘StarPulse.com’. Merlin, modelja e parë e kësaj reviste, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamella Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.
  47. Në vazhdën e traditës së ndyrë të videove seksuale të figurave të famshme, një i tillë tani vjen edhe nga ish-legjenda e filmit, seks-ikonës së ndjerë, Marilyn Monroe. Porno-filmi privat i Marilyn, kohë më parë, ka dalë në treg, për të gjetur një kolektor i cili do të paguante një shumë të madhe parash, për t’u kënaqur me lakuriqësinë e Merlinit.
  48. Në të vërtetë, videoxhirimi bardhezi i skenës së seksit, e paraqet bukuroshen Merlin të gjunjëzuar para një mashkulli të panjohur, i cili fytyrën e ka jashtë kuadrit të kamerës, sikur ta dinte se është duke u xhiruar, kështu që me qëllim, për asnjë çast nuk ka shikuar në objektiv.
  49. E njëjta është edhe me Marilyn-in. Bëhet fjalë për një xhirim nga viti 1950, derisa kasetën për herë të parë e ka gjetur dhe shikuar drejtori i FBI-së, J. Edgar Huver në vitin 1960, i cili atëherë kishte kaluar dy javë duke u munduar të gjej dëshmi se si partneri i Merlinit në videoxhirim, është ose Xhon F. Kenedi apo Robert F. Kenedi. Videoxhirimi sërish është gjetur gjatë kohës së xhirimit të filmit dokumentar rreth jetës së biondes së famshme.
  50. Marilyn Monroe, vazhdon të jetë akoma simbol i shkëlqimit hollivudian dhe paraqitja e saj vazhdon të hijeshojë produkte dhe reklama nga më të ndryshmet dhe më fitimprurëset njëkohësisht. 50 Vdekja, jo vetëm e ka përjetësuar imazhin e saj, por i ka sjellë edhe më shumë fitime emrit të saj, të cilat shkojnë në favor të të afërmve të tyre më me fat.
Please follow and like us: