Albspirit

Media/News/Publishing

Bugajski: Të gjithë kanë faj. Ju pret një verë e gjatë dhe e nxehtë

Analisti i njohur i çështjeve evropiane në Washington, Janush Bugajski, ka komentuar situatë e fundit në Maqedoni. Ai është shprehur pesimist për një zgjidhje të shpejtë. Zgjedhjet e 5 qershorit ishin një mundësi e mirë për dalje nga kriza por sjellja e papërgjegjshme e të dyja palëve ka bërë që ky shans të zbehet. Behuni gati për një verë të gjatë dhe të nxehtë – ka porositur Bugajski. Kjo do të sjellë prishje të imazhit të Maqedonisë i cili edhe ashtu nuk është i mirë. Falja e të akuzuarve është një problem tjetër – ka thënë Bugajski, transmeton Zhurnal. Me këtë akt fitohet pështypje se ata po fshehin diçka. Do të ishte mirë që të përballen me prokurorinë në gjykatë. Eurointegrimet janë pothuajse të paralizuara dhe kjo nuk i shërben askujt – ka përfunduar Bugajski.
Please follow and like us: