Albspirit

Media/News/Publishing

Dorëhiqet shefi i agjencisë gjermane të spiunazhit

Jep dorëheqje shefi i agjencisë gjermane të spiunazhit

Shefi i Agjencisë së Zbulimit në Gjermani, Gerhard Schindler, ka dhënë dorëheqje, dy vjet përpara përfundimit të mandatit.

Arsyet për largimin e tij nuk janë të qarta, por ai ka qenë në shënjestër të kritikave prejse është bërë e ditur se agjencia e tij ka spiunuar për Agjencinë për Siguri Kombëtare të SHBA-së. Schindler do të zëvendësohet nga zyrtari i Ministrisë së Financave, Bruno Kahl. “Na duhet një fillim i ri”, ka thënë një zyrtar që heton aferën e spiunimit për agjencinë amerikane. Agjencitë europiane të zbulimit, në përgjithësi, janë nën presion pas sulmeve terroriste në Bruksel më 22 mars dhe në Paris më 13 nëntor.

Please follow and like us: