Mevlan Shanaj: Lamtumirë, Dhimitër Orgocka!
Ohhhh pse ky lajm sot?! Ishte i fortë, krejtësisht e pa pranueshme! Artisti më unikal për gati 65 vjet në Korçë dhe në tërë Shqipërinë! Ikja e Orgockës është mbyllja e një plejade artistësh që ë ngritën Korçën për më se 50 vjet në majat e Teatrit dhe Ekranit shqiptar! Me gjendjen e tij fizike, krijuese asqë mund të mendoje për ikje! Jeta nuk na tregon se çdo të ndodhi!?! Lamtumirë Dhimitër Orgocka, artisti i forcës! Na le një zbrazësi kombëtare!
Kush është Dhimitër Orgocka?
Dhimitër Orgocka është një aktor i mirënjohur shqiptar, ka lindur në 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Ai është gjithashtu regjizor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.
Disa nga rolet në kinematografi
- Njerëz në rrymë – (1989), Bani Bashari
- Përsëri pranverë – (1987), Damo Bregu
- Dasëm e çuditëshme – (1986), Riza Ostrovica
- Asgjë nuk harrohet – (1985), Xha Fanja
- Gjeneral gramafoni – (1978), Zoti Misir
- Pas gjurmëve – (1978), babai i Skenderit dhe Luanit
- Flamur në dallgë – (1977) (TV)
- Rrugicat që kërkonin diell – (1975), Toger Antonio
- Yjet e netëve të gjata – (1972), Bato Kolaneci
- Horizonte të hapura – (1968)… Urani