Albina Deda: 20 Shkurti, reflektim në emër të lirisë e demokracisë së dhunuar!
20 shkurti 1991 është data magjike që shembi e tërhoqi zvarrë monumentin e Enver Hoxhës, njeriut-monstër i cili instaloi në zemër të Europës diktaturën më të përçudnuar në kontinent e më gjerë.
Tabutë u thyen bashkë me bustin, por rrënjët dhe metastazat e sëmundjes komuniste kishin shtrirje të madhe të nëndheshme.
Ëndrra jonë studentore e humbi shpejt entuziazmin sepse nga skutat e errëta si urithë filluan të gjenerojnë pinjollët e diktaturës.
Toleranca e fisnikëria e klasës sonë dhe e rinisë ishte keqpërdorur poshtërsisht.
Dhe ja sot pas 30 vitesh pa u skuqur dhe pa u drojtur kasta e kuqe me pinjollë biologjikë e klone të shëmtuara guxojnë jo vetëm të ripërhapin ideologjinë që në dhjetor ‘90 e braktisëm, por mbushin shtetin, institucionet dhe administratën pikërisht me bijtë e atyre që shpresuam se i rrëzuam por fatkeqësisht nuk u ndëshkuan…
Paradoks më të çmendur për mua si studente e asaj kohe e më vone ligjvënëse demokrate nuk ka se të shoh Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit.
Kjo quhet ëndërr e dëshpëruar e mision i paplotësuar.
Por gjithmonë ka një limit njerëzor e politik dhe ky limit është tejkaluar.
Ndaj pikërisht PD-ja kjo misionare hyjnore e demokracise nuk do të ndalet në këtë përballje.
Nuk do jetë e lehtë, por është pa kthim.
20 Shkurti është reflektim i madh në emër të lirisë që po cungohet e demokracisë që po dhunohet.
Le të bashkohemi të gjithë, të përballemi e ta largojmë më të keqen që sot ka emrin Edi Rama!/albspirit.com